FOTO/Tërmeti tund fort Shqipërinë, shqiptarët duhet të bashkohen që gjëndja të bëhet më e lehtë

0

Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj

Një tërmet shumë i fuqishëm tronditi sot Shqipërinë. Afer Kepit të Rodonit ishte epiqendra. Tërmeti ishte 5.8 ballësh i shkallës rihter. Më i fuqishmi tërmet i 40 viteve të fundit. Shumë banesa, kryesisht të vjetra dhe shumëkatëshe u dëmtuan rëndë. Mbi 58 persona deri në këtë moment regjistrohen të dëmtuar vetëm në Tiranë.

Spitali i Durrëist gjithashtu ka mbi 25 persona të shtruar dhe dhjetëra të tjerë që kanë marrë ndihmën e shpejtë.

Deri në këto momente nuk ka raportime për viktima, por dëmet materiale janë të mëdha dhe një person në Tiranë është në gjëndje të rëndë.

Kryeministri Edi Rama sapo ka marrë njoftimin për tërmetin, ka anuluar udhëtimin në New York per te marre pjese ne Asamblene e OKB-se. Në atë moment kryeministri ndodhej në Frankfurt dhe pritet nga momenti në moment të kthehet në Tiranë, të marrë pjesë së bashku me qeverinë në terren, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të dëmtuaar.

Paniku është i madh, pasi sipas specialistëve të sizmologjisë, priten lëkundje të tjera gjatë natës.

Policia e shtetit tashmë kaloi në gatishmeri dhe spitali i traumës pret e përcjellë shumë qytetarë me trauma nga më të lehtat deri në thyerje kockash.

Në shumë qytete, ashensorët e pallateve ende vazhdojnë të jenë të bllokuar dhe paniku është prezent.

Fotot tregojnë dëmet dhe tmerrin në gjithë Shqipërinë.

Numri i të plagosurve nga minuti në minutë po rritet. Ministerja e Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, tashmë është në terren dhe po ndjek gatishmërinë e ekipeve mjekësore nëpër spitale.

Qëndra e Emergjencës Kombëtare është në efiçencë të plotë dhe po grumbullon çdo informacion, për të momitoruar çdp rast.

Një situatë vërtetë e vështirë, por që është edhe një testim për ndërtimet, që vitet e fundit duhet pranuar se ka patur defiçenca në cilësi.. Edhe lejet e ndërtimit sot ishin në testim. Shkallë emergjencash u vërejt se nuk ka thuajse në të gjitha ndërtimet e larta, përjashto hotelet privatë.

Gjithsesi, tërmeti i sotëm është fat që kalojë pa viktima deri nël këto momente.

Në këtë fatkeqësi natyrore, është momenti që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë, në mënyrë që paniku e kostot të bëhen më të lehta.

                                    

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu