SPAK-u e njihte për të “ndershëm” por u kap me drogë në Itali. Kajmaku i Ramës thotë se s’ka lidhje me drogën

0

Ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Agim Kajmaku bashkë me nipin e tij kanë reaguar, duke mohuar çdo fakt që i përfshin ata me kokainën e gjetur në biznesin e tyre në Itali. Kajmaku thotë se nuk ka lidhje me 18.8 kg kokainë të gjetur në fidanishten e tij.

Agim Kajmaku, ish-kreu i bashkisë së Vorës, pronar i një fidanishteje në këtë zonë, jeton me familjen në Monterubbiano, ndërsa nipi i tij jeton në Terra delle Aquile, ku punon si kopshtar. Ata shkuan për të blerë bimë në disa fidanishte të zonës dhe i mblodhën në atë të Grottammare, ku duhej të ngarkoheshin.

Më vonë u zbulua sasia e madhe koka, me vlerë gati një milion euro. Tani po punohet për të përcaktuar se nga erdhën, ku ishin dhe kush i ka ngarkuar bimët që përmbajnë drogën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu