E rëndë akuza e Fatos Nanos: Sali Berisha më ka Vrarë nënën, do e paguajë heret a vonë

0

Ish-kryeministri Fatos Nano ka zbuluar dy efektet që ka patur bu.rgosja në jetën e tij. Në një rrëfim në OPINION, Nano tha se efekti i parë ishte se humbi nënën, ndërsa efekti i dytë që u bë më tolerant. Nano fajësoi indirekt Sali Berishën për humbjen e nënës së tij, e cila ndërroi jetë nga një atak kardiak pasi priste me padurim lirimin e tij.

Pjesë nga biseda:

Fatos Nano: Ka ndikuar në mënyrë kontradiktore

Fatos Nano: Në planin njerëzor më ka sjell tek ky që jam. Më ka bërë më tolerant, më ka bërë më të frenuar për të marrë hak.

Fatos Nano: E kam thënë nga përvoja e bu.rgut, që njeriu qëndron pak në b.urg, del më shumë revanshist seç ka hyrë.

Blendi Fevziu: Se mendon se ka hyrë pa të drejtë.

Blendi Fevziu: Të vret në kuptimin figurativ.

Fatos Nano: Kur qëndron për një kohë më të moderuar, në rastin tim ishte rreth katër vite. Është mjaftueshëm për të arsyetuar pse ndodhin gjëra të tilla. Cilat janë arsyet, çfarë duhet bërë që t’i evtiojmë, ky është ndikimi më i madh që ka marrë nga b.urg, nga b.urgosja gati 1500 ditore. Të mos harrojmë që ishte në moshën më të mirë në moshën më aktive. Tani vijmë tek ato negativet, Sali Berisha më ka vjedhur 4 vitet më të bukura të pjekurisë time. 39-44 vjeç.

Sali Berisha e kam të regjistruar, këtu dominon… Prandaj të thash që janë kontradikte, Sali Berisha mund të thuhet natyrshëm se më ka vd.ekur nënat. Sepse nëna ima ditën që u nisa në Prokurori dhe i thash që mund të vonohem ca më tha ‘të kuptoj bir dhe do të pres’.

Blendi Fevziu: Çfarë raporti keni pasur me nënën?

Fatos Nano: Si çdo djalë me nënën, kam qenë djalë i vetëm. Do të pres më tha dhe nuk arriti të presi dhe u dorëzua në 1995 kur pati disa incidente kur pritej të lirohej Nano, të cilat i bllokoi Saliu. Por një njeri me zemër siç ishte ajo, ngrohje e ftohje të tilla dhe ajo dha shpirt.

Blendi Fevziu: Dhe ju morët pjesë në varrim, i kemi disa pamje.

Fatos Nano: Tani leja që unë mund të marr pjesë në varrim u dha atë ditë në mëngjes. Një natë më para kisha djalin, Sokolin në Bençë dhe i them unë mesa duket nuk vij. Kështu do regjistrojmë një mesazh timin në minikasetë që ti do ta vësh tek mikrofoni në varrim dhe regjistrimi ka qenë “Sali Berisha pse më vr.ave nënën?”. Dhe djali iku në mbrëmje mori kasetën dhe nuk e dinte që do merrja pjesë dhe tek varri se unë isha pjesë dhe mund të thoja çfarë kisha për të thënë kam thënë: Falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë që të përcjellë nënën për në banesën e fundit, por do u bëja thirrje që të mos ulni armët vetëm për të vd.ekurit por dhe për të gjallët. Ja ku përplasen dy efektet e b.urgut, e para që humba nënën dhe e dyta që u bëra më tolerant. Të mos marrë hak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu