Qeveria e Abazoviç pritet të rrëzohet më 19 gusht, thotë ministri malazez

0

Ministri i Bujqësisë dhe Administrimit të Ujërave të Malit të Zi, njëkohësisht kryetari i Partisë Popullore Socialiste, Vladimir Jokoviç deklaroi se ka informacione të besueshme se qeveria e kryesuar nga Dritan Abazoviç do të rrëzohet në seancën e 19 gushtit.

Për Radio Televizionin malazez, Jokoviç u shpreh se Partia Demokratike e Socialistëve dhe Partia Mali i i Demokratik, kanë rëndë dakord për rrëzimin e qeverisë.

“Informacioni im është shumë i besueshëm. DPS dhe Demokratët kanë rënë dakord për gjithçka, është në dorën e tyre. Ne e kemi përfunduar objektivin politik në qeveri dhe jemi plotësisht të lehtësuar të presim rezultatet e votimit më 19 gusht”, u shpreh Jokoviç.

Mali i Zi është në një krizë të re politike pas marrëveshjes që rregullon marrëdhëniet e shtetit me Kishën Ortodokse Serbe.

Partia e presidentit Milo Gjukanoviç ka deklaruar se marrëveshja dëmton interesat kombëtare të vendit dhe për këtë arsye nuk do ta mbështesë më qeverinë Abazoviç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu