Foltorja dhe pseudo levizjet qytetare nuk e rrezojne Edi Ramen

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Protestat qytetare te mbeshtetur edhe nga Partite politike qe japin shprese dhe kane nje doktrine i bejne mire demokracise. Ngjarja e Potamit e ben pergjegjes direkt qeverine dhe Edi Ramen per situaten e rendit ne Shqiperi. Vrasja e vogelushes 7 vjecare u kry nga nje oficer policie i akuzuar per trafik droge.

Keta fakte dhe prova e bejne edhe me pergjegjese Rilindjen qe ka 10 vite qe mbeshtet trafikantet e droges dhe bashkepunon me ta. Ne kete kontekst protestat popullore qe mbeshtetjen nga levizje qytetare te sinqerta dhe politikane qe nuk kane akuza per korrupsion i bejne mire demokracise dhe e trondisin Rilindjen e korruptuar.

Por nese keta levizje dhe protesta behen per qellime personale dhe per te mbajtur elektoratin mbeshtetesit e karikuar so ne rastin e Foltores nuk kane te ardhmen vetem se e faktorizojne Edi Ramen dhe i japin kohe te mbijetoje me politiken e tij te mbrapshte. E quajta levizje pseudo qytetare pa fyer pjesmarresit ne proteste mbasi populli opozitare i njeh mire organizatoret te cilet ose jane kusherinj te politikaneve te Foltores dhe Partise se Lirise ose jane individe te shoqerine civile te konsumuar me Edi Ramen.

Vetem nje opozite e forte qe jep shprese e bashkepunim me popullin opozitare ligje dhe reforma ne parlament dhe nje qeveri tranzitive do ta rrezojne Rilindjen dhe sektin e Edi Ramës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu