“Qëndroni në shtëpi”, Songyl i bën thirrje fansave nga shtëpia e saj

0

Së fundmi edhe Turqia u prek nga Koronavirusi. Numri i personave të infektuar me Koronavirus në Turqi është 98. Këtë e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë së Turqisë i cili bëri thirrje që njerëzit të mos grumbullohen për të shmangur përhapjen e virusit.

Pasi Covid-19 mbërriti në Turqi, qytetarët janë izoluar në shtëpi dhe mes tyre edhe aktorët e famshëm që njohim nga serialet. Njëra prej tyre është aktorja turke Gokçe Akyildiz. Këtë të fundit e njohim nga seriali “Lule të vetmuara” ku ajo luan rolin e Songylit.

Aktorja 27-vjeçare ka bërë një postim nga shtëpia e saj ku shfaqet me të birin dhe i bën thirrje fansave të qëndrojnë gjithashtu në shtëpi. Në postimin e aktores, shihet djali i saj duke pastruar dhe me humor Songyl shkruan se ky është aktiviteti i tij i preferuar. Rikujtojmë që Songyl është e martuar në jetën reale dhe nënë e një djali dy vjeç./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu