Po pritet me padurim, ja kur do të nisë seriali “Doktori i mrekullive”

0

Një nga serialet që po pritet me padurim të nisë në TV Klan është “Doktori i mrekullive”. Ky serial ka thyer rekorde shikueshmëriaenë Turqi, duke marrë disa çmime si seriali më i ndjekur. Versioni turk i këtij seriali është shpallur versioni më i arrirë.

Ky serial tregon jetën e Aliut, një doktor autik që është përbuzur i vogël, por që arrin të realizojë ëndrrën e tij më të madhe. Ky është një nga rolet më brilante të aktorit Taner Olmez. Në serial luajnë edhe aktorë të tjerë të njohur, duke përmendur këtu Onur Tuna, Sinem Unsal, Hazal Turesan etj. “Doktori i mrekullive” do të transmetohet premierë ekskluzive në TV Klan nga 7 Nëntori çdo të shtunë dhe të diel në orën 20:05.

/revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu