Përfshirja vertikale e piramidës qeverisëse në korrupsion!

0
Shkruan Zef Ndreka
Këto ditë , u pa qartë, që të veshurit me pushtet, si Rama, Veliaj e ndonjë tjetër, të thirrur si dëshmitarë në komisionin parlamentar të hetimit të skandalit financiar të inçerneratorëve, u përpoqën me të gjitha format të realizonin një spektakël politik të shëmtuar.
Shpesh herë duke ironizuar komisionin dhe zonjën Tabaku, duke intimiduar, duke mos u përgjigjur, duke bërë loja fjalësh, duke u vonuar, duke bërë sikur nuk kuptonin pyetjet, duke gënjyer!
Kjo e fundit është më e rënda! Sepse shkelin hapur betimin për të thënë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!
Por këtë radhë, debatin, zonja Tabaku e mbajti të fokusuar tek thelbi i problemit që qëndron tek kontrata e qarte klienteliste.
Ky komision, në detaje nxorri në dritë për të gjithë, shkeljet ligjore të grupit politik që nga Bashkitë dhe deri tek qeveria e kryeministri, që kanë përfituar dhe po përfitojnë akoma nga ky skandal.
Ishte hetimi shumë korrekt i këtij komisioni që nxorri zbuluar “ç’organizimin e organizuar ” të kontratës tipike klienteliste. ku shkeljet ligjore janë flagrante dhe shërbejnë tashmë si bazë për ndjekjen penale të tyre nga ana e Spak-ut!
Komisioni Tabaku, bëri transparencë të plotë për publikun, faktin që kontratat koncesionare janë lidhur me porosi të Edi Ramës dhe ministrave të tij.
Këto kontrata janë realizuar nga qeveria dhe Bashkitë pa garë dhe pa oferte të kërkuar!
Por edhe në këto kushte, kontratat janë realizuar në shkelje të hapura të ligjeve të shtetit shqiptar, ku qeveria nuk bëri asnjë shpallje publike për procedurat dhe nuk bëri publike, siç e kërkon ligji, të kriterëve ligjore, financiare dhe teknike!
Siç edhe u vërtetua, brënda një ditë u miratua 17 vëndime.
U vlerësuan, u kualifikuan dhe u lidhen kontratat me firmat fituese! Por për ironi, kryeministrit, nuk ju kujtoheshin!
Tashme është e qartë që kemi të bëjmë me një aferë korrupsioni ku qeveria jep 430 milionë euro të taksapaguesve disa individëve shumë të dyshimtë, pa garë, në shkelje flagrante të ligjit, me disa herë më lart vlerën e vërtetë të koncesionit, për t’i shpërndanë dividentet në xhepat e politikanëve socialistë përmes praktikave korruptive, ku më skandalozi, deri tani, mbetet rasti i ish ministrit Koka dhe ato ku kompanitë paguajnë vetëvetën për konsulencë apo për të tjera shërbime korruptive.
Doli shumë e qartë se në këto koncesione janë të kapur rrethi më i afërt i kryeministrit, sekretari i tij i përgjithshëm Engjëll Agaçi, ministrat Ahmetaj e Gjiknuri, si dhe kryebashkiakët Erjon Veliaj, Emirjona Sako, Qazim Sejdini dhe Armando Subashi.
Këto janë njerëzit më besnikë të kryeministrit Rama të gjithë në bashkëpunim dhe pjesë integrale të këtij mekanizmi korruptiv.
Komisioni Tabaku shpalosi para të gjithëve, përfshirjen vertikale të të gjithë piramidës qeverisëse të shtetit shqiptar në këtë mega korrupsion!
A do arrestohet Rama dhe grupi i strukturuar kriminal?!
Kjo është pyetja sot, për të vërtetuar forcën e ligjit!
Do të ishte mirë që bashkë me plehrat të shkojë edhe kjo qeveri e neveritshme për shqiptarët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu