Për ty

0
Shkruan Veronikë Shkreli Pepushaj
Yllëzon nga ajo ku unë të shoh, nga dija e perkushtimi i lindur ne ty, ju, talenti i thellë bën kohë të mirë tek ti.
Po, c’do moment të merr për dore e të shpie të prekësh plagët e sajuara te ketijë grupimi te mpleksur ne degdisje c’burrerore, që e lidhën shoqërinë me një këndvështrim t’hutuar, pa kuraje e jete deri ne shpërberje.
Vendosen në t’përditshmen pa meshirë atë perpjekje t’pafundme marrëzishë tek të pangimit e sotëm.
Më t’zi se t’djeshmit.
Orientimet ne drejtimet dhjamore qe po mbrrijne në zemër e s’po ngiheni me mbrapshtinë tuaj qe e keni kapë për qafe, bash si kafsha e eger gjahun.
E kahershme ne jetë pasja e shpreses për ditë të bukura në ketë vend flori, ku e kanë mbytë e coptu këtë deshirë pa kurrefarë dhimbjet.
Keta lugetër të dëshpëruar e të dallgëdisur c’mos kurrkush në këtë mënyrë, qe eshte bere rregull i pa thyer per pushtetaret tane.
Kanë punuar duke e lëshu fillin aqsa fitimet të jenë të tyre, e ky popull gjithë jetën fukara e duke u tallur me të.
Këtyre sikur u ka dhënë kush tapi me kusht për Shqipërine, të bejnë cfarë të duan, të vjellin, t’e roberojnë, e t’i marrin gjithcka munden e të bëjnë po gjitha të zezat.
Dhe në qoftë ndonjë punë e bardhe ka marrë te keq e nuk duket aspak, pasi rrethuar e kanë ngjyrat e errëta.
Kjo është puna e drejtimi që po bëhet, nga këta qeveritarë që vecse keshtu kanë emrin.
Sa për popull është një fasadë që dhe kësajë i është perzier ngjyra e të vret syrin.
Për të, të vjen peshtirë, në ndërmendjen tënde, t’i kujtosh që po këta janë ende të vardisun në ty e të lakmojnë cmendurisht mos me t’leshu duarsh.
“Dashuria”e madhe po i mbytë ,sa te kene c’ka me mbledhë keta delenxhi, që tashti të “molisur” nga gjeja e huaj.
“Kapedana” keta, shpupurisen e përqeshin gjithkënd vetëm të sojit vet, pasi kanë të gjithë një zanat, Shpeshherë mendojmë a thua mos kanë nevoje per ilace nga mjekët psikiater, për ndonjë rehabilitim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu