Nazan më në fund gjen paratë e humbura, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Feride e përjeton shumë keq zhdukjen e Ejlylit dhe fillon sheh makthe natën. Vajzat presin me padurim ndonjë lajm pas marrjes në pyetje të Kemalit. Songyl nuk e lejon Gynejin të afrohet për të mos i thyer besimin të atit. Kemal lihet i lirë por ai do të ndiqet nga policia deri në momentin që do të shkojë tek Ejlyl.

Kemal shkon në azil dhe kërcënon Mesuden se do e lërë Ejlylin të vdesë pa ujë e pa ushqim. Selen organizon një festë për ditëlindjen e Gynejit dhe fton edhe Songylin me mikeshat e saj. Gynej nuk pranon të festojë pa u gjetur Ejlyli. Mert i ofron Meralit ta ndihmojë për të realizuar ëndrrën e saj. Nazan gjen paratë e humbura. Ejlyl mbetet pa ushqim dhe detyrohet të konsumojë thërrimet e mbetura në koshin e plehrave. Selen thur planin e rradhës për të ndarë Gynejin nga Songyli./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu