“McGonigal vetëm maja e ajsbergut”, Daci: Priten skandale të tjera

0

Analisti Alban Daci tha në një intervistë për Euronews Albania se skandali me ish-zyrtarin e FBI tregon mungesën e seriozitetit të institucioneve dhe shtetit shqiptar.

Sipas tij, ish-zyrtari i FBI nuk ka pasur asnjë lloj tagri që të zhvillonte takime të këtij niveli në Shqipëri, por dëshira e zyrtarëve të lartë për të takuar këdo me një lloj pozicioni ka sjellë këtë përfundim.

Daci u shpreh se kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi të tjera skandale diplomatike do të dalin në dritë

“Mendoj se është vetëm maja e ajsbergut, duhet të përgatitemi për skandale të tjera. Së pari, se tani është bërë shumë e thjeshtë të takosh këdo dhe e dyta, kemi një interes konkret të Rusisë në rajon, duke pasur marrëdhënie të mira me forcat politike në pushtet”, tha Daci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu