A ndikojnë psikologjikisht tek të rinjtë shkodranë bustet dhe monumentet në Shkodër?!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Me datën 27. Janarë. 2023 zhvillova një bisedë me temën: ‘A ndikojnë psikologjikisht tek të rinjtë shkodranë bustet dhe monumentet në Shkodër’?! Në këtë takim morën pjesë nxënësit e pikturës dhe muzikës të shkollës artistike Prenkë Jakova Shkodër. Në këtë takim diskutuan mësueset e Manjola Zogaj, Brunilda Gajtani dhe Valbona Bushati Eshi dhe nxënësat e muzikës dhe pikturës. Qëllimi i takimit ishte edhe për të testuar raportet sociale dhe psikologjike të këtyre veprave të artit në qytetin e Shkodrës.
Open photo
Në këtë takim u diskutuan temat: 1.Raportet e artit pikturës me fizikën shkencën. 2. In memoriam Ismail Lulani dhe Danish Jukniu. 3. Skulptorët Sadik Spahia dhe Pjerin Kolnikaj dhe kontributi i tye për zhvillimin e skulpturës në Shkodër. 4. Do të zhvillohet një test me këta nxënës, për të ardhmen e skulptuarve në Shkodër dhe ndikimet e artit në jetën urbane të Shkodrës. Në të ardhmen mendoj të zhvilloj një takim, ëork-shop me mësuest e muzikës dhe pikturës të shkollave 9 vjecare në shkollën artistike në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të arësimit në Shkodër me temat: Cila është e ardhmja e edukimit artistik pikturë dhe muzikë në arësimin 9 vjecarë dhe raportet me shkollën Prenkë Jakova për përzgjedhjen e talenteve të reja në pikturë dhe muzikë ku debati di të mbështetet në dy ceshtje: -Arësimi artistik në botën digitale -Qëllimi i edukimit në përgjithësi nuk duhet të jetë presioni psikologjik sipas kërkesave të tregut të punës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu