Mafia nuk ”kënaqet” me një dash, do ambasadoren Yuri Kim

0

Shkruan Sokol Pepushaj

A mund të jetë edhe kryeministër, edhe kryehajdut, edhe kryemafioz Babloku?

Fshati ynë është plot legjenda.

Në Muriq të Kelmendit, toponimi “Syri i Shkjaut” është një relike historie s’dihet sa e lashtë, as sa e dhimbshme.

Një trim serb, shkja, pasi humbi kokën në dyluftim me një çoban, prapë nuk u dorëzua. Rrëmbeu nga tufa e deleve një dash, mori turr ashtu pa kaptinë e pas 300 metrave u hodh në lumin Cem. Edhe pse në grabitje, edhe humbi kokën, shkjau shkroi një legjendë të bukur trimërie.

“Armiqtë” e tij ka shekuj që freskohen tek ai pellg uji i pastër dhe i ftohtë si stalagmite. Askush nuk e gjeti atë kufomë; as dashin, as kumonën, por ja, edhe sot flasim rreth saj.

Nëpër legjenda ballkanike, gjejmë edhe kryeministra pa “kokë”.

Edhe Edi Rama, si plaçkitës, e ka humbur “kokën” në betejën antiamerikane, por legjendë u bë, apo jo?

Ky nuk mbërtheu një dash, por s’dihet sa milionë dollarë, e mori vrap jo për nga “Syri i Shkjaut”,  por u përplas tek “Syri i Çim Pekës”, si Saliu dhe Iliri.

Edhe ky u bë legjendë.

Sot kjo treshe, jep mesazh në tre dimensione antiamerikane; të dobësojnë sa më shumë figurën e ambasadores Yuri Kim, zgjedhjet lokale të 14 majit 2023 të rifitohen në masën mbi 90 për qind nga partia socialiste, ose t’ia bëjnë “bum” shpejt, ku Rama t’u thotë Saliut e Ilirit, ejani më nxirrni me dhunë me 12 nëntor nga kryeministria, vritni edhe ca mitingashë, e të bëjmë dy palë zgjedhje njëherësh.

Nga burime të besueshme, këtyre ju intereson provokimi që ju largon burgun.

Ja e zëmë se nga 61 bashki, Klanet Mafioze i ndajnë 55 PS-ja e 6 opozita.

Opozita është e kënaqur me Shkodrën dhe 4 bashki të vogla. Ky është “studimi” i specialistëve, për të mbajtur në kondicion antiamerikan lojën politike të Sali Berishën dhe Ilir Metës.

Nëse ambasadorja Yuri Kim, do e nxjerrë nga “kurthi” vetë rrëzimin e qeverisë më 12 nëntor ndarjen e pushtetit vendor mbi 90 për qind PS, ata kanë gati planin “B”. T’i lënë Sali Berishës jo 6 por 7 bashki dhe të sjellin doktor non-grata’n në pushtet.

Nuk është e mundur, thua ti?

Ja, lëri Berishës Bashkinë e Tiranës, shiko si ndryshon pastaj pushteti.

Se jo për gjë, por Edi Ramës ja ka sjellë në majë të hundës pushteti, se pesha e drejtësisë mbi financat në këtë vend fukara nuk përballohet kollaj, nëse sovrani vendos vetë, nëse dalin jashtë “koordinatave” të mafies, ato masat drastike për të cilat flet përditë “Shtëpia e Bardhë”.

Ata që mbanin lart moralin e Edi Ramës, Belinda Ballukut, Sali Berishës, Erion Veliajt dhe Ilir Metës në rrjetet sociale, që i komentonin për larje dhëmbësh me ujë Valbone, ç’mpirje këmbësh në vargmale, e deri pastrim këpucësh a fshirje buzësh, sot po provojnë të tjera “shije”.

Janë “klonuar” me paratë e taksave tona, janë bërë adresa në rrjetet sociale, janë bërë komente kundër çdo iniciative amerikane.

Ca shkrime tonat, nuk i kanë “përtypur” dot si kimio-terapi sociale. Ani, s’ka gjë,  i kuptojmë, u japim të drejtë e i mëshirojmë, pasi po, u janë dëmtuar “mukozat” sa nuk ndjejnë as shijet nëpër fundjavat e luksit në Gji të Lalzit, Mullet, Surrel, Kodrën e Diellit, kudo është paraja e kudo do shkojë drejtësia.

Po, edhe “kodrat” janë kthyer në “poligone”.

Reth e rrotull “kodrave” të pasurisë, për fat të keq, sillen pak media, dhe për fat të mirë, shumë presion perëndimor.

Po sillu sa të duash rreth pasurive apo SPAK-ut, se më i “ndershmi”, ka jo vetëm vilë, pasuri disa milion dollarë, por edhe “dosje” që ja çelë e mbështjellë non-grata.

Ky non- grata, nuk komandon vetëm SPAK-un, por gjithë spektrin ekonomik, politik e social të këtij vendi.

Në kërkim të modeleve të reja të sjelljes së Edi Ramës me pushtetin, vrapo sa të  duash nëpër rrugë me kthesa, por në çdo fund, të del ai, Sali Lugati.

Saliu, nuk është ky që shihni, si kundërshtar i Edi Ramës. As Ilir Meta nuk është spiuni që do e djegë ligji. Kjo trio, është fjala e fundit e kualitetit të mashtrimit ballkanik.

Janë pra, legjenda e fshatit, “shkjau pa kokë”, mafia nuk ”kënaqet” me një dash, por do ambasadoren Yuri Kim.

Edhe fundi, dilemë, si fillimi; a mund të jetë edhe kryeministër, edhe krye hajdut, edhe krye mafioz Babloku; a mund ta përcjellin edhe diplomaten Yuri Kim pa gjë në “torbë”, si ambasadorin Donald Lu?/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu