Dy të ekstraduarit në Spanjë për Call Center, lidhje me Olta Xhaçkën dhe Olsi Ramën

0

Operacioni ndërkombëtar “Stuhia” i Eurojust-it, Europol-it dhe Spanjës, i zhvilluar në bashkëpunim me Policinë Shqiptare dhe SPAK-un, kundër veprimtarisë kriminale përmes Call Centers, ka vënë në pranga shtetasit Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj.

Këta dy persona janë vlerësuar si “koka” e veprimtarisë kriminale, dhe do të ekstradohen në Spanjë për t’u gjykuar për veprat penale të vjedhjes së pasurisë së shtetasve të huaj, nëpërmjet mashtrimit online me kriptovaluta.

Megjithatë, dokumentet tatimore vërtetojnë se koka e veprimtarisë kriminale të mashtrimit të Call Center në Shqipëri, është mafia Amant Josifi, ndërsa të burgosurit Erindi Pysqyli dhe Berlando Saraçaj, të cilët do të ekstradohen në Spanjë, janë ortakë dhe “sharra” përdoret si “bedelë”.

Pra, ortakët “çiratë” u arrestuan, por shefi Amant Josifi nuk u hetua, duke bindur shqiptarët se ai nuk preket as nga ligji i ri, pasi ka qenë dhe vazhdon të jetë këshilltar i ministres Olta Xhaçka, që nga koha kur ajo ishte ministre e Punës dhe Ministre e Mbrojtjes.

Aman Josifi ka lidhje me pushtetin si djali i kryekomisarit të Administratës Publike, Pranvera Strakosha (Josifi). Kjo lidhje mund ta ketë lejuar të jetë pjesë e një grupi kriminal që trafikon fëmijë me nënën e Olta Xhaçkës. Fuqia më e madhe në kompani është se Amant Josifi është partner me Olsi Ramën në “Pegasus Communications”. Edhe disa biznese të tjera janë partnere me kompaninë.

Për të mos lënë asnjë gjurmë, Josifi dhe dy të burgosurit, kanë blerë dhe shitur aksionet e kompanive me njëri-tjetrin çdo tre e gjashtë muaj, ku jo rastësisht noteri që ka kryer veprimet e tjetërsimit me letra false , është Natasha Xhaçka, nëna e ministres Olta Xhaçka. Policia dhe SPAK mund të hetojnë Amant Josif dhe Olsi Ramën, në aksionin e radhës me sistemin e drejtësisë gjermane, holandeze dhe italiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu