Lule të vetmuara/ Kader ribashkohet me Banun dhe e ndihmon, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gynej përpiqet t’i gjejë të dashur Kaderit në mënyrë që të qëndrojë vetëm me Songylin. Xhemre i kërkon Gokhanit të ndihmojë Ejlylin dhe Serkanin. Defne akuzon Xhemren se kërkon t’i marrë Gokhanin. Xhemre ia bën të qartë Defnes se mes saj dhe Gokhanit nuk ka asgjë.

Ejlyl dhe Serkan gjejnë një shtëpi për të jetuar. Songyl, Kader dhe Xhemre vendosin t’i ndihmojnë me sende për shtëpinë. Kader nuk qëndron dot pa i dëgjuar zërin të ëmës dhe e merr në telefon. Ajo bashkohet me Banun dhe vendos ta ndihmojë për tu bashkuar me Sedatin.

Kader gënjen Sedatin dhe i thotë se ajo nuk është vërtet vajza e Banus. Meral viziton në spital Selmën. Kjo e fundit i kërkon falje për veprimin që bëri. Meral largohet nga spitali mes lotësh pasi i mungon dashuria e nënës. Topran arrin të gjejë shtëpinë e Ejlylit dhe Serkanit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu