Lajm pas një gote me verë, për gallatë/ Ambasadorja Yuri Kim takon Bajramin e Edi Ramës

0

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua sot me Presidentin e zgjedhur Bajram Begaj në Pallatin Presidencial (Pallati i Brigadave) në Tiranë.

Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme.

Ky është njoftimi i Ambasadës Amerikane sot.

Por rrjetet sociale e kanë ngritur shume lart urrejtjen për një figurë si kjo. Ky gjenerali pa asnjë “plagë lufte”, pa asnjë “meritë” përveç ca broçkullave nëpër foltire si punë trajnimesh, nuk ka.

Shqiptarët nuk janë dele, nuk janë as Bajram, as hajdutë si Edi, Saliu, Fatosi, Meta apo milionerë të tjerë, megjithëse të ardhurat i kanë më të larta se ata, prandaj sot tallen rrjeteve sociale se ky është Presidenti i milionerit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu