Kryeministri Rama: Qindra milion dollarë për të gjithë, nga biznesi i vogël deri tek njerëzit nënevojë, falen kamatvonesat!

0

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot planin për përballimin e situatës së COVID-19. Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh për shëndetësinë, 10 miliiardë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, po ashtu përfshihen dhe falja e kamatvonesave për debitorët e OSHEE-së.

PJESË NGA DEKLARATA

2.5 mld lekë për shëndetësinë dhe të gjithë ata që janë në vijën e parë të  zjarrit

10 mld lekë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve

6.5 miliardë lekë për shtresat në nevojë për biznesin e vogël

2 miliardë lekë në dispozicion të Ministrisë së Mbrojtjes

1 miliardë lekë për Këshillin e Ministrave pë raste emergjence

Do fshimë kamatvonesat për të gjithë konsumatorët, do përfitojnë 250 mijë abonentë.

Do riskedulojmë tatimfitimin për biznesin nga 20 deri 120 mijë dollarë

Shtyrja e bilancit të biznesit në QKB

Të dashurit e mi, ndjesë, ju kam lodhur këto ditë e do ju lodh ende më shumë, por unë nuk jam kryeministri për ditët me diell, por jam i pari mës të barabartëve. Të gjithë jemi të kërcënuar njësoj. E gjithë Shqipëria është njësoj e kërcënuar. Por nëse në shumë shtëpi ka zahirje për dimër, në shtëpinë tonë ka vetëm bollk të zemrës sonë bujare. Sot ështëkoha për të kyrsyer çka mundemi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu