Këto 7 vite fajin e kishte Saliu: Edi Rama bën be se tani do të punojë që qytetarët të jenë të barabartë me deputetët!

0

Është zhvilluar sot eventi i përjavshëm i bashkëqeverisjes. Kjo ishte përballja e parë mes kryeministrit dhe qytetarëve pas goditjes së rëndë nga BE për mosçeljen e negociatave.

Sot më shumë se kurrë Rama duhet t’u jepte llogari të gjithë të pranishmëve përse vendi është i fundit i Ballkanit në përparimin e reformave.

Në vend të llogaridhënies, Rama ka vijuar normalisht me premtimet boshe, që tashmë janë kthyer në ‘tiparin’ dallues të kësaj qeverie.

Gjatë takimit të sotëm me njerëzit që kanë gjetur ‘zgjidhje’, kryeministri iu bëri thirrje shqiptarëve ti drejtohen portalit “bashkëqeverisja”.

Çudia ishte se gjithë të pranishmit ishin mbi 40 vjeç, fakt i cili tregon se jo të gjithë janë të aftë të përdorin teknologjinë e fundit të ‘Rilidnjes’.

Njëri prej të pranishmëve gjeti guximin dhe të bëntë një vrejte, duke i cilësuar punonjësit e Aluiznit në Shkodër si ‘matrapaz’.

Mos ia pafsha bojën më këtij vendi”, i kam dëgjuar vetë tek ALUIZNI, duke mallkuar. Janë matrapazë. Sikur ta kishe mundësinë të pimë një kafe dhe të të shpjegoja një për një, sa kemi vuajtur në shkodër. aty s’ka pas drejtor ALUIZNI asnjëherë” është shprehur qytetari.

Ndërkohë, në përgjigjen e tij kryeministri Rama theksoi se Hipoteka e Shkodrës dhe ajo e Vlorës janë dy vrimat e zeza të sistemit, duke paralajmëruar punonjësit e tyre, por edhe të institucioneve të tjera, që ta kuptojnë sa më parë se qytetarët janë të barabartë me deputetët.

Hipoteka e Skodrës dhe e Vlorës janë dy vrimat e zeza të sistemit. Gjithkush nga ato zyra duhet ta kuptojë një orë e më parë se kur vjen një qytetar i moshuar, i panjohur, i papërkrahur, është me të njëjtën forcë si një deputet, sepse ti do përballesh pastaj me pasojat.”, tha Rama.

Mesa duket Rama po gjen përditë nga një shprehje të re. Nga “dielli do lindë përsëri”, tek “qytetarët të barabartë me deputetët”. E gjitha kjo për vijuar kontrollin e pushtetit dhe përpjekjeve boshe për hapjen e negociatave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu