Gati burgu e kthimi i gjësë së vjedhur nga Edi Hajduti me bandë/ Amerika shumë e ashpër kërkon ngritjen e SPAK:-ut larg korrupsionit e ndikimit të politikës!

0

Zv. Ndihmës sekretari i Shtetit në SHBA, Jorgan K. Andreës i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e Amerikës në Shqipëri, Leyla Moses- Ones dhe dy ekspertë të misionit të OPDAT, Julie Craven dhe Michelle Lakomy janë takuar me kryetarin e KLP-së, Gent Ibrahimi.

Zv. Ndihmës sekretari ka shprehur mbështetjen e plotë të SHBA-së për zbatimin e reformës në drejtësi. “SHBA do të vazhdojë të mbështetëse zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Do t’ju ofrojmë asistencën tonë gjatë punës tuaj. Jemi te ndërgjegjshëm për presionin me te cilin përballet KLP dhe jemi te vendosur t’ju ofrojmë mbështetjen tonë për mbrojtjen e prokurorëve të SPAK.

Keni ngritur një bazë ligjore të fortë për institucionet e reja të drejtësisë, e aftë të mbajë larg korrupsionin dhe presionin e politikes mbi këto struktura. Duhet ndryshuar mentaliteti për të luftuar korrupsionin dhe krimin të organizuar në vend sepse tani do të keni instrumentet e duhura” tha ai.

Jorgan K. Andreës është caktuar në Byronë Ndërkombëtare të Narkotikeve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit ku mbikqyr programet e kësaj byroje në Europë, Azi, duke përfshire edhe Afganistanin dhe Pakistanin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu