Hapu burg e merri Berishën, Metën, Ramën, Bashën e Monikën, se dështoi strategu i intrigave antiamerikane..!

0

Kodikët me qen të Presidentit të Republikës dhe ato me lopë të Kryeministrit, nuk janë thjeshtë ca hieroglife që bëjnë të nxehen gjakrat e militantëve me vullnet skllevërish, por shqetësim për ndërkombëtarët, të cilët nuk mund të mos veprojnë në kohën e duhur e në masën e duhur, duke i çuar gjithë aktorët në stacionin për ku njanë nisur, në burg të Reçit.

Shkruan Sokol Pepushaj

 I pari që ndjen erë burgu është Sali Berisha. Ndaj, si strateg i intrigave e hileve, si skuth labirinthesh të errëta që nga Moska e deri tek vëndet arabe, ka kohë që po luan me katër porta. Kjo, për të “fituar” mbi amerikanët që kanë tre vjet që janë investuar publikisht për sekuestrimin e gjësë së vjedhur dhe arrestimin e të gjithë atyre që përfituan ekonomikisht në 28 vite të këtij “tranzicioni” të dakordësuar nga të gjithë.

I pari që Sali Berisha zuri në kular si model të antiamerikanizmit. ishte Ilir Meta, pasi pallën ua nguli shqiptarëve në brazdën arabe duke i lënë Anëtarë të Konferencës Islamike. Kështu pra, Metën e katipultoi në krye të shtetit, aniçka se ishte presidenti më i kontestuar dhe më i urryer nga publiku.

Për ta bërë të besueshëm Lulzim Bashën, e urdhëroi të hante ca “bagëti” nga vatha e vet, të largojë nga kandidimi për deputetë në vitin 2017 më shumë se gjysmën e grupit parlamentar të PD-së.

Si një letrar i vockël që e pati pastruar nga gojët e liga për vjedhje në bashkinë e Tiranës, i ndjeri Sokol Olldashi, Edi Rama ju bind shumë lehtë Berishës që të ofronte disa nga ata që “kapnin për xhelesh” socialistët çorapegrisur dhe i nxirrni përjashta, kur ata ishin ende varfanjakë prballë demokratëve në pushtet që kishin vjedhur e grabitur prona gjithandej, nga Razma deri në Konispol!

Pastaj vjen lëvizja e dorëzimit të mandateve nga opozita, mosmarrja pjesë në zgjedhje, lëvizjet e çuditshme të të gjithëve që luajnë me shumë porta dhe kanë bërë një gjurulldi që askush nuk i merr vesh…

Të gjitha nuk janë të rastësishme, janë lëvizje antiamerikane e antireformë në drejtësi, politikë, ekonomi, perspektive…

Pra, këto ditë të nxehta janë plot tension, ku kerkush nuk e lexon dot të nesërmen. Në një anë një opozitë e fituar, pasi mbi 85% e shqiptarëve nuk morën pjesë në votimet e 30 qershorit, çka nuk ka ngjarë kurrë dhe normalisht tregon ftohtësi me pushtetin. Ana tjeter, partia në pushtet që organizoi votim me vetveten dhe 20 parti të tjera, satelite të pushtetit, ndihen të fituara në tëre bashkitë e vëndit.

Partia Socialiste, edhe për habinë e saj, e vëndosur rrëzë greminës, rrëzoi edhe Dekretin  e Presidentit të Republikës që ç’dekretoi 30 qershorin dhe dekretoi 13 tetorin si ditë zgjedhjesh për pushtetin vëndor.

U bënë këto për të krijuar tensione, por ishin miqtë ndërkombëtarë që u dështuan planet të gjithëve. Pra, të gjithë çirren se fituan, por nuk ka ndodhur,  të tërë kanë humbur shumëçka.

Të gjitha ngjarjet vejnë e vijnë, si me thënë tërhiq e mos këput, e Berisha vetëm dirigjon. Herë duket se hesht, here duket se godet Bashën e here Ramën. Andej nga Olimpi, nga presidenca nuk “gjuan” kurrë, megjithëse edhe darkë ha ndonje katrashtatë herësh në muaj me mikun e ditëve të vështira, Ilir Metën!

Në kushte të tilla, kur dikush kupton se kjo është një lojë politike per të shtyrë krijimin e SPAK-ut dhe normalisht edhe për të rrëzuar 30 qershorin e 13 tetorin, çka çelë mundësi për krijimin e një qeverie te përbashkët, duket se nuk trokasin orë të mira për asnjerën palë.

Pra, plani i kësaj katërsheje që tashmë i ka të çelura dyert e burgut, ka dështuar si një e një bëjnë dy. Do dështojnë të gjithë. Dekretet e Presidentit tashmë i rrëzon shumë thjeshtë edhe Skënder Gjinushi, jo më parlamenti, një kuvënd plot milionerë e analfabetë!

Kodikët me qen të Presidentit të Republikës dhe ato me lopë të Kryeministrit, nuk janë thjeshtë ca hieroglife që bëjnë të nxehen gjakrat e militantëve me vullnet skllevërish, por shqetësim për ndërkombëtarët, të cilët nuk mund të mos veprojnë në kohën e duhur e në masën e duhur, duke i çuar gjithë aktorët në stacionin për ku janë nisur, në burg të Reçit.

Meta e Rama në pamje të parë po luftojnë secili për ide e shtetbërje, Basha e Berisha në aparencë po punojnë për një program të një republike të re, por lëvizja ende e errët e delegacionit të Komunitetit Amerikanë-Hebraik, të kryesuar nga vetë Drejtori Ekzekutiv David Harris në një takim me shefin e opoitës Lulzim Basha, duket se nuk është përkrahje për askënd, por  një hëndek ku do bien të gjithë bashkë.

SPAK duket nuk do presë numrin 15 të anëtarëve, por do nisë punë javën tjeter edhe me 5 anëtarë, Basha nuk do presë pafundësisht rrugëve, por do futet në rrugë drejt SPAK-t, Rama e Meta nuk do bëjnë shumë spektakle pa kokrra, por do gjuajnë në shenj njëri-tjetrin e të dy bashkë do shkojnë në rresht drejt SPAK-ut, një format tashmë i aplikuar me sukse në Kroaci.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu