Gjyqi për vulën alarmon “Foltoren”, Berisha thirrje demokratëve: Ngrihuni, duan të na marrin partinë

0

Gjyqi për vulën e PD ka alarmuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Sot u mbajt seanca e radhës në Apel dhe si duket ish-kryeministri e ka nuhatur se mund të ketë surpriza. Jo qëllimisht, në të njëjtën ditë ai thirri Këshillin Kombëtar. Duke folur në këtë mbledhje, Berisha sulmoi fort Enkelejd Alibeajn dhe Edi Ramën.

Ky kërkon ta shuajë PD dhe çdo demokrat duhet të jetë i ndërgjegjshëm. Por si ta shuajë? Ta shuajë dhe PD t’ia varë në qafë një grup pengu që quhet Enkelejd apo Lulzim. Ky kërkon që në dhunim të çdo parim të votës, që partia që përmbysi etërit e tij të ndëshkohet nga ky bastard në pushtet. Ky kërkon që duke asgjësuar PD pas rithemelimit të saj, të vazhdojë pushtetin e tij aq sa ta lejojë natyra. Edi Rama pas marrjes së pushtetit me dhunë duke dhunuar votën, tani mendon në mënyrën më kriminale të godasë përfundimisht pluralizmin. Mendon se mund të tjetërsojë PD”, tha ai.

Berisha u shpreh më tej se demokratët do i dalin për zot partisë, por edhe votës së lirë. Sipas tij, Rama kërkon të asgjësojë edhe votën. Ai kërkoi nga demokratët që në janar të nisin organizmin në bazë.

“Këtu ne jemi dhe kjo është çështja jonë. Kjo është çështja e çdo demokrati dhe çdo shqiptari që do lirinë dhe pluralizmin. A do pranojmë ne të dorëzojmë forcën tonë politike, e cila në 30 vite ka transformuar Shqipërinë? Apo do të dalim në betejë të hapur për të mbrojtur PD dhe pluralizmin politik? Ne me qindra herë kemi deklaruar se Rama vodhi zgjedhjet. Se Edi Rama rrëmben votën. Kemi thënë të vërtetat, por shqiptarët presin nga ne? Çfarë do bëjmë ne për të mbrojtur votën? A do i dalim ne zot votës?”, shtoi ai.

Berishës foli edhe për zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK dhe sulmoi fort anëtarët e KLP dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu