“Dvorani i papranueshëm për në Kushtetuese!” Grupi i Alibeajt vendos të bojkotojë votimin

0

Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në votimin e nesërm në Kuvend për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj kanë bërë publik qëndrimin kundër kandidaturës  së Ardian Dvoranit për në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas tyre kandidatura e tij është e papranueshme për në Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk mund të jetë kurrë seksion i Partisë Socialiste. Kandidatura e Ardian Dvoranit është e papranueshme për çdo opozitar! Meritokracia dhe jo preferencat politike janë baza e pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Bardhi.

Theksojmë se mazhoranca votoi dje kalimin për seancë plenare të tre kandidaturave, Mariana Semini, Ardian Dvorani dhe Arta Vorpsi të përcjella nga KED, duke respektuar renditjen e caktuar nga KED. Sipas ligjit, kuvendit i duhet shumica e cilësuar prej mbi 84 votash në seancë plenare për të përmbysur renditjen e KED. Por në të kundërt, Mariana Semini pritet të jetë gjyqtarja që do të plotësojë vakancën në Gjykatën Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu