Gjiknuri në Librazhd: PS vëmendje për adresimin e nevojave të moshës së tretë

0

Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistët e qytetit të Librazhdit ku foli për nismat e ndërmarra nga qeveria dhe vëmendjen e shtuar ndaj kësaj moshe.

Gjiknuri theksoi se qeveria socialiste ka treguar një fokus të veçantë për të ndihmuar moshën e tretë. Ai tha se edhe shpërblimi i fundvitit dhe paketat e ndihmës janë në dobi të pensionistëve në mënyrë që të përballojnë rritjen e çmimeve si pasojë e luftës.

“Qeveria ka bërë maksimumin për të adresuar këtë situatë të vështirë duke dhënë paketa të ndihmës ekonomike për adresimin e krizës.  U dhanë dy paketa për tre muaj, pra për një periudhë që pati një rritje të çmimeve. Ka ndërmarrë masa për të mbajtur çmimin e energjisë siç ka qenë, pa e rritur. Jo siç ndodhi në vende të tjera. Kjo është e vërteta.  Buxheti i shtetit harxhoi vitin e kaluar mbi 500 milion euro vetëm për të kompensuar mosrritjen e çmimit të energjisë. Nga ana tjetër ne mbajtëm dhe premtimin edhe për rritjen e pensionit në bazë të inflacionit”, tha ai.

“Kryeministri Rama deklaroi dhe një premtim tjetër që ne do ta bëjmë realitet shumë shpejt. Ju e dini që shumë nga këto kompanitë energjetike për shitjen e energjisë se u rritën çmimet kanë nxjerrë fitime të mëdha. Ne kaluam një ligj në Parlament për ti tatuar ata në mënyrë të jashtëzakonshme. Pra, unë si qeveri mbajta koston që mos ta rris çmimin. Atëherë unë do t’u marr paratë këtyre kompanive, jo duke u rënë në qafë atyre, ta mbajnë fitimin se sjemi kundër që të zhvillohen, por këto para’ do t’ua shpërndajmë njerëzve.  Paratë që do të merren nga këto kompani, do t’u shpërndahen pensionistëve. Pra, do të jetë një paketë e tretë, shumë shpejt brenda prillit, ku do t’u shpërndahet pensionistëve një shpërblim tjetër”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu