Protesta të fuqishme në Francë

0
Shkruan Osman Stafa
Janë ngritur sindikatat më të mëdha të vendit në protesta të fuqishme kundër politikës për rritjen me 2 vite të moshës së pensionit, nga 62 në 64.
E shikoni fuqinë e sindikatave? Ok, mos i besoni partive politike se ato kanë interesat e tyre, po sindikatave pse nuk i besoni? Pse nuk bëheni bashkë për interesat tuaja, për rrogat, pensionet, të drejtat që ju burojnë nga kontratat?
Por ne s’bëhemi, sepse në çdo grup do këtë nga ata, pse ky?, kujt i shërben?, do bëhët me lekë, etj… dhe rrinë pa përfaqësim, kur një anëtar i një sindikate, nëprmjet proçeseve të brëndshëm, mund ta kontrollosh drejtimin e grupimit.
Dhe e dini?
Pensionet në Francë i kalojnë 1000 eurot në muaj, ndërsa në Shqipëri pensionet mesatare janë 150 mijë lekë. Dhe sipas një vendimi të qeverisë Rama në vitin 2014, deri në vitin 2056 mosha e pensionit për burrat dhe gratë do të arrijë në 67 vjeç. Dhe ne nuk reagojmë për këtë, të paktën brezi im, e ai që vjen pas nuk reagon për këtë fakt. Kjo sepse atë ditë e shohim shumë larg, pa e meduar, se sado larg të duket, një ditë do të vijë, dhe do përballemi me të.
Prandaj sindikatat janë forma më e mirë e organizimit dhe kërkimit të së drejtës. Mos rrini kafeve, duke vrarë kohën kot, por tentoni të organizoheni. Bëjeni për veten!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu