Vau Dejës, ky destinacion i lakmueshëm turistik, kërkon përkujdesje

0
Shkruan Kristian Shkreli
Është punuar shumë e duhet të avancojmë edhe më, se kemi resurse dhe reliev të mrekullueshëm. Natyra e bukur “idhnohet” nga punët e këqia. E në Veri, pse ta fshehim, “ustallarët” kanë qënë edhe të ashpër, edhe grykësa edhe dorë këqinj.
Grushti i djathë ka qënë i rëndë kudo ka goditur ekonominë, të drejtat dhe liritë, perspektivat, të sotmen e të nesermen.
Një kohë e shkurtër e të majtës ka “shëndoshur” aq sa mund të bëhej mbi “plagët” e thella dhe “trupin” anemik të këtyre anëve që po,. kanë filluar frymëmarrje të re.
Vau i Dejës – Koman, Lumi Shalës – Valbonë, ky destinacion turistik i magjishëm, numëron me mijra turistë të huaj e vendas, në çdo stinë, çka ka shtuar të ardhurat dhe ka hapur hapësira për një turizëm të lakmueshëm.
Në këtë linjë, po shërben edhe projekti me vlerë 400 mln lekë, financuar nga Bashkimi Evropian me një ohëzgjatje 30 muaj, nga Tetor 2022 deri në qershor 2025.
Projekti synon që me mbështetjen e komunitetit të kontribuojë për zhvillimin e rajonit të Vaut të Dejës për tu bërë një destinacion tërheqës turistik, përmes zhvillimit të informacionit turistik, trajnimeve dhe promovimit të tij.
I pranishëm Hubert Perr, shef i zyrës Bashkimit Europian në fjalën e tij theksoi se nëpërmjet këtij investimi BE synon që të sjellë në Vau Dejës një tjetër zhvillim të integruar të Turizmit.
Nëpërmjet këtij projekti sigurohet Inventari i burimeve natyrore, historike, kulturore, tradicionale, artizanale dhe disponueshmëria e objekteve turistike të evidentuara si dhe përmirësohet sinjalistika e informacionit turistik dhe informacionit përshkrues.
Projekti kap vleren e 400 mln lekësh, dhe është një mundësi fantastike për të përmirësuar jetesën e komunitetit.
Fokusi i bashkisë së Vau Dejës është, një bashki e hapur që komunikon drejtëpërdrejt me komunitetin. Ndaj është thelbësore për ne që përfitues i vetëm në këtë projekt të jenë banorët, ata janë të parët. Gjithashtu mbështetja dhe promovimi i të rinjve, kulturës dhe sporteve në komunitetet lokale janë prioritet për ne!
Përgjegjësia për të përmbushur pritshmëritë e komunitetit, është alfa jonë, përkujdesja jonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu