FOTO virale në rrjetet sociale: Vjosa Osmani ‘i kthen kurrizin’ Edi Ramës

0

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, nuk e fshehin as në takime të nivelit të lartë mërinë që kanë mes tyre, që ka nisur prej kohës kur politikania nga Kosova mbante postin e kryetares së Kuvendit.

Ballkani i Hapur, vetëm sa i ka përkeqësuar marrëdhëniet mes politikanëve qeverisës andej dhe këtej kufirit, ndërkohë që një gjë e tillë u vërejt dhe në një takim mes liderve nga vendet e Europës Juglindore që u mbajt dje në Selanik, e ku ishin të pranishëm drejtues të BE, dhe kancelari gjerman Olaf Scholz.

Edhe pse në një tryezë, të ulur sipas protokollit në krahë të njëri tjetrit, Osmani dhe Rama, e kanë shprehur parehatinë e tyre, edhe përmes postimeve në rrjetet sociale. Ishte fillimisht i pari i qeverisë shqiptare ai që do të postonte një album me foto nga samiti ku në asnjë prej tyre nuk shihej një shtrëngim duarsh i përzemërt me Osmanin.

E vetmja foto me të ishte ajo e një tavoline të përgjithshme, ku presidentja e Kosovës shihej në krahë të Scholz, i cili dje u prit në një ceremoni zyrtare nga Albin Kurti në Kosovë.

Hakmarrja e Vjosës nuk u servir e ftohtë! Në ndryshim nga Rama, ajo postoi 3 foto nga takimi, ku padyshim i vendoste theksin mbështetjes që Gjermania i ka dhënë pavarësisë dhe shtetformimit të Kosovës, ndërkohë që Edi Ramën kishte vendosur ta publikonte të prerë dhe të përhumbur.

Kjo gjetje e Vjosës, apo stafit të saj të komunikimit, nuk i kaloi pa u vënë re ndjekësve të saj në rrjetet sociale, një pjesë e të cilëve e kanë mbështetur, pasi sipas komentuesve, Edi Rama fare mirë mund të qëndrojë me Aleksandër Vuçiç, shtypësin e deri djeshëm të shqiptarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu