Federata e Familjes për Paqe Botërore dhe Bashkim, me qasje për unifikim të vlerave njerëzore pa diferencime

0

Shkruan Arnold Grami

Organizata Federata e Familjes është bërë pjesë e famijes shkodrane  që nga viti 2003, me prezencën dhe veprimtarinë e gjallë, dhe në kombin tonë që prej 1996.

Me bazë filozofinë e unifikimit, organizata inkurajon të gjitha përpjekjet për kapërcimin e pengesave njerëzore, punon për të ndërtuar ura pajtimi, bashkëpunimi dhe paqeje në çdo nivel. Federata e Familjes  ka qasje drejt  një kuptimi të qartë të realitetit njerëzor dhe ofron zgjidhje praktike dhe shpirtërore për sfidat me të cilat përballet shoqëria sot.

Në të njëtën filozofi bazohen edhe tre organizatat e tjera që funksionojnë sot në Shqipëri dhe që prekin fusha të ndryshme të shoqërisë. Federata e Gruas për Paqe Botërore, W-CARP dhe Federata e Paqes Universale e cila njihet në Shkodër më shumë prej ambasadorëve të paqes si Zoti Ali Laçej, kordinator i Komunitetit Mbarë shqipëtar të Paqes, Marie Koliqi kryetare e FPU, Ferid Kola, Voltana Ademi dhe shumë emra të tjerë të njohur.

100 Vite përkushtim

Arsyeja pse ne jemi këtu është për shkak të dedikimit të pafundëm të themeluesve të Federatës Rev.Mun dhe Dr.Hak Xha Han Mun. Edhe sot ata nuk ndalen për të parë gjithë njerëzit bashkësi një familje botërore në paqe.

Dedikimi i tyre i pafund ka bërë që ata të quhen Prindër të Paqes dhe gjithashtu janë kurorëzar nga lidera shtetsh si Mbret dhe Mbretëreshë e Paqes. Ata janë edhe feneri i shpresës ku ne jemi inicuar për të nisur këtë projekt. Sidomos në këtë vit që shënon edhe 100 vjetorin e lindjes së themeluesit, përvjetor të cilit do i dedikohet  edhe një eksopzitë në këtë aktivitet.

Mbi Projektin Fener Shprese

Fener në fjalorin e gjuhës shqipe është ai që tregon rrugën që duhet ndjekur, udhërrëfyes. Fener të tillë mund të gjejmë shumë në historinë e popullit tonë. Ata janë themeli nga ku kombi ynë është ngritur, si Nënë  Tereza, Skëndërbeu, Ismail Qemali, Isa Boletini dhe shumë burra e gra të tjerë të virtytshëm.

Është kjo veprimtari një shëmbull, një dritë shprese. Pa ushqim mund të jetohet disa ditë, pa ujë akoma më pak, por ama pa shpresë, pa shpirtin tonë, nuk ka jetë.

Qëllimi ynë është i shenjtë. Sot në Shkodër pra, flasim e debatojmë për jetën, për shpresën, sheshojmë ide dhe perspektiva, këndojmë e piketojmë përmes komunikimit me kualitet. Edhe ekspozita  e 100 viteve përkushtim të themeluesit Rev Mun që do të mbahet në hotel Rozafa,  apo lëshimi i Fenerëve të Shpresës, janë shpresë, janë hapa jete në hapësirat e lirisë njerëzore.

Tubimi i Shpresës

Sigurisht ne nuk do ndalojmë vetëm me kaq. Lëvizja e Unifikimit vazhdon kudo. Ne jemi tek  truma e dugajve të reja në Shkodër me plot veprimtari të tjera. Gjithashtu vazhdojmë të bëhemi bashkë në tubimin më të madh online që po ndodh në mbarë botën me 1 milion pjesmarrës. Ky tubim ka bërë bashkë lidera të mëdhenj të shumë fushve njerëzore për tu ulur bashkë edhe për të gjetur zgjidhje për tranzicionin e madh që bota po kalon. Po mbi të gjitha për të sjellë frymën e shpresës. Secili mund të jetë pjesë dhe mund të shtohet si një paqe dashës dhe automatikisht paqebërës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu