As gjermani në luftë nuk ishte kaq barbar: “Më ka ndaluar, terrorizuar e kërcënuar me burg policia ”, flet infermierja: Po shkoja në punë, më…

0

Shoqata e Infermirëve ka publikuar një denoncim të një infermireje nga Berati e cila në këtë periudhë të pazakontë për vendin, teksa po udhëtonte për të shkuar në punë, është ndaluar disa herë nga policia.

Infermjerja shkruan se është ndaluar nga një furgon policie dhe 10 policë, e kanë kërcënuar se do ta arrestonin, ndërkohë që sipas saj po shkonte për të marrë punën.

Denoncim nga nje Infermiere :
Ju lutem publikojeni sa me shpejt.
Jam infermiere nga Berati ne Kucove e me duhet te udhetoj me makinen time.
Pasi kam ber aplikimin onlin dhe kam telefonuar policine,rruges nga Berati ne Kucove me kan ndaluar 3 here e me kan terrorizuar dhe kercenuar policia e shteti shqiptar me ne krye drejtorin e beratit.
Heren e pare me ndaluan se ku shkoja pasi ua thash te gjitha than ok kalo.nderkohe qe kam ecur gjith kohes pas tyre e shoqeruar me makina policia e megafon aty ku lejohej te parakaloje parakalova sepse dhe orari i punes po afrohej.
Me ka ndaluar nje furgon me te pakten 10 polica dhe me kercenonin se do me arestonin nderkohe un duhet te isha ne pune ne orarin per te mare dorzimin e turnit.
E si perfundim me kan vene kte gjobe 20 mij lek
Te lutem publikoje se si e trajton ky shtet dhe personelin ne kto dit qe kan nevoje me shum se kurre e duhet te jemi ne vendin e punes.
Ka qen ora 7 pa 10 e un duhet te isha ne pune ne oren 7

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu