Pas më shumë se 5 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur t’i heqin non gratën kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Lajmi është konfirmuar nga kreu i PD-së, në sallën e Kuvendit. “Unë erdha, u krye”, tha Berisha nga foltorja.
Ndërkohë sipas raportimit të VNA-së, në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit, në seksionin ku publikohen personat e sanksionuar sipas nenit 7031(c), emri i Sali Berishës vazhdon të figurojë në listën e publikuar për vitin fiskal 2021, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha dhe djalin Shkëlzen Berisha.
Deri në këtë moment nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për heqjen formale të sanksionit apo për një lehtësi administrative që mund t’i mundësojë ish-kryeministrit të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara.Burime pranë Partisë Demokratike pretendojnë se Berisha është njoftuar për vendimin nga përfaqësues të administratës amerikane dhe ai pritet të udhëtojë drejt SHBA-s. Por pa u bërë publik asnjë dokument zyrtar, mbetet e paqartë se çfarë ka ndryshuar konkretisht në statusin e tij juridik ndaj autoriteteve amerikane.Për momentin, i vetmi fakt i verifikueshëm publikisht është se emri i Berishës vijon të jetë i pranishëm në listën e publikuar nga Departamenti i Shtetit, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga institucionet amerikane për të sqaruar nëse sanksioni është hequr, pezulluar apo nëse bëhet fjalë për një zhvillim tjetër procedural.



