I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani po vazhdon të zbërthehet ende para autoriteteve, ndërsa ka treguar emrin e efektivit të policisë që kishte porosi për ta vrarë.
Mësohet se polici që ishte shënjestër e Dumanit për tu eliminuar është Krenar Guçe.
Vrasja e efektivit ishte porositur nga Erion Alibej, krimineli me emër i Elbasanit.
Alibej i kërkoi Dumanit të vriste Guçen si hakmarrje për ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllain, xhaxhain dhe një mikun e tij turk pas një shkëmbimi zjarri me një bandë kundërshtare.
Bëhet me dije se Guçe ka marrë një dëshmi të rëndësishme nga Euglen Halili, një dëshmitar që hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, e porositur nga vëllai i Alibejit. Halili dha detaje dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës.
Pra Alibej mësoi që polici kishte marrë dëshminë e Halilit, e cila dërgoi pas hekurave ushtarin e tij dhe shokun e Halilit, ndaj dhe porositi te Dumani eliminimin e policit.






