A kanë sy a vetëm çanta ambasadorët? Kajmaku i Ramës pastronte paratë e drogës me…”/ Deputeti i njohur i Kuvendit denoncon e zbardh krimin

0

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, deputeti Dashnor Sula, në një reagim në Facebook ka akuzuar qeverinë për korrupsionin në vend.

Ai shprehet se sot drejtësia ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ndërsa ka kujtuar edhe arrestimin e ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, Shehu thotë se ai në Shqipëri fitonte tendera publik.

Të gjithë do ta besonim demagogjinë e kreut të mazhorancës se ai ka vërtet vullnet për të luftuar korrupsionin dhe kriminalitetin. Por ne sot e kemi shumë të freskët lajmin e arrestimit të ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku në Itali me 20 kg kokainë. Ndërkohë që në Shqipëri Kajmaku fitonte tendera publik. Pastronte paratë e drogës me taksat e qytetarëve shqiptarë.

Në Pallatin e Kongreseve të mbushur plot me punonjës administrate dhe qeverie ku u zhvillua dje konferenca anti korrupsion, ishte edhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila me të drejtë apeloi që drejtësia të jetë vendimtare. Të luftojnë korrupsionin dhe kriminalitetin. Unë mbështes dhe i bashkohem thirrjes së kryediplomates.

Thirrja nga Pallati i Kongreseve të mbushur me qeveritarë dhe administratë publike merr kuptimin e duhur.

Partia Demokratike që nga 2013 nuk drejton asnjë institucion, ndërkohë që nga 2019 nuk drejton asnjë bashki. Ndaj është e qartë se kush e bën korrupsionin.

Ndërkohë që nga DASH, Moneyval e KE me radhë kanë nxjerrë raportet se korrupsioni është në çdo qelizë të administratës publike ndërsa Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të parave të krimit.

E thënë thjesht: Korrupsionin nuk e bëjnë qytetarët dhe opozita, por qeveria dhe pushtetarët.

Si ish-prokuror, inkurajoj ish-kolegët e mi me integritet të cilët jam i bindur se ka shumë, të veprojnë sa më shpejtë dhe pa u ndikuar nga askush. Drejtësia e ka në dorë të kthejë shpresën e qytetarëve shqiptarë. Ata e kanë në dorë frenimin e zbrazjes së madhe për shkak të atyre që përmendëm më sipër!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu