Deputetët e shformuar në apolitikë!

0
Shkruan Zef Ndreka
Është vuajtje për disa politikanë e ish politikanë, qeveritarё e ish qeveritarë, Kryeministra e ish Kryeministra, President e ish President, t’i shikojmë të luhatur në sjelljet e tyre politike, parlamentare e qytetare. Nuk di a mund t’i quajmë politikanë përsonat e tillë luhatës.
Më luhatësi, më ekstremisti, sigurisht në krye të listës mbetët Berisha, i cili më shumë se të tjerët, stërmundohet në çdo dalje publike për të na u dukur i mirë, i zbutur, demokrat, ndryshe nga Berisha real.
Kështu ishte sforcuar edhe në 2005, kur e mbuluan mediat me mjeshtri dhe kopi nga ana tjetër.
Vitin e fundit, e kemi parë Berishën e sforcuar, në takimet e foltorës të shfaqet i durueshëm më elektoratin e tij, i dëgjueshëm me vullnetarët e tij , jo replikues. Bën sikur ju jep të drejtë diskutantëve në takimet e tij. Thua se është toleranti më i madh!
Këtë e bën ngaqë ai e kupton se nuk mund të sundojë më si më parë. Por rolit prej aktori të Berishës i ka ardhur fundi.
Në parlament dhe në jetën politike, luhatje në sjelljet ekstreme, shfaqin edhe disa të zgjedhur, disa deputet, që i kanë rënë në qafë këtij vëndi pune në parlament.
Mund të përmendim Ina Zhupa, Agron Gjekmarkaj, Grida Duma , Edi Paloka, Flamur Noka dhe disa të tjerë nga opozita, përsona apolitik që marrin rrogë deputeti.
A janë me sjelljet e tyre përsona apolitik këto?! Dhe përse?!
Sigurisht që po!
Ato janë katapultuar aq lart në strukturat e partisë demokratike dhe të kuvendit pa kontribute.
Gjekmarkaj, pa asnjë sakrificë për PD-në dhe elektoratin që e ka votuar. U sigurua, nuk dihet se si, i dyti në listën e deputetëve të Qarkut të Lezhës, bashkë me apolitikun tjetër Mark Marku, që u dorëzua ende pa filluar beteja politike në parti e në kuvend.
Ndërsa Gjekmarkaj dhe Duma u katapultuan nënkryetarë të PD-së dhe nënkryetarë të Kuvendit, dhe pas pak muajsh dorëhiqen.
E para gjë për to, tregon se janë mosmirënjohës dhe sigurisht që tregojnë se janë përsona apolitik që pasi të mbyllet ky legjislacion, do të vijojnë të kryejne punët në profesionet e tyre.
Ndërsa për Ina Zhupën nuk vlen të flitet asnjë fjalë. Do të kthjellohet më kalimin e kohës luhatja e saj, a nga padituria, pra nga apolitika apo nga presioni për shkak të ndonjë kapje në korrupsion familjar…
Po ashtu nuk vlen të flitet për Palokën dhe Nokën.
Me sjelljet e tyre apolitike në politikë, u rritën shkretimet e hapsirave publike mes përfaqësuesve.
Këto deputetë dhe të tjerë, humben durimin por edhe treguan mungesë qëndrese.
Si duket ngutjet që shfaqën, treguan se nuk meritonin shperblimin që kishin marrë nga kryetari Basha. Tani kërkojnë shperblim tjetër!
Këto tipa, bashkë me deputetët e foltorës tolerohen me njëri – tjetrin, tolerojnë deri tani vetveten e shformuar në njerëz apolitikë!
Kjo ndodh ngaqë nuk i janë përkushtuar kumtit të mirfilltë politik.
Këto deputet apolitik kanë vendosur më sjelljet e tyre apolitike t’a shesin për dy lek atë kumt të së ardhmes së afërt.
Këto mbetën jetëshkurtërit dhe dritëshkurtërit e politikës, sepse aktet e vërteta politike nënkuptojnë identitet, të pa përseritshëm, të pa ngatërrueshëm.
Ndërkohë këto apolitikë parakuptojne akte të vogla kënaqesishë, synime mediokre. Këto vetë shfaqën kur nuk dijne të bëjnë politike apo kur e përdorin keq atë . Dijnë vetëm të bëjnë lavjerrësin apo lutatësin…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu