Zvogëlohet popullsia/ INSTAT: Largimi më i madh jashtë vendit në 2021

0

Plaga e migracioni ka shënuar një tjetër cikël rritës pas vitit 2017, duke kulmuar në 2021 ku 33 mijë persona ikën pa kthim.

Një raport i Institutit të Statistikave ka nxjerrë në pah se 7,5% e popullsisë apo e thënë ndryshe 213,748 persona kanë zgjedhur të ikin nga Shqipëria në 10 vitet e fundit.

Sipas të dhënave të INSTAT, popullsia nga të dhënat e censusit 2011 ishte 2,831,741 persona, ndërsa në 2022 kjo shifër ra në 2.793.592 banorë.

Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimit në periudhën e pandemisë, në 2020.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv.

INSTAT përllogarit se gjatë viteve 2011-2020 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit.

Arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu