Vrasje të vogla/ Kerim hakmerret ndaj Merves, ja ç’do ndodhë nesër

0

Kerim shkon në shtëpinë e Merves dhe i kërkon të tërheqë denoncimin kundër qenve të tij. Merve i vë kusht Kerimit të largohet nga Sarmashëku nëse i do qentë e tij mbrapsht. Kerim shkruan një letër për të tërhequr denoncimin ndaj qenve dhe i kërkon Merves ta firmosë. Oja ndjek Pelinin dhe mëson se shandanin e ka ajo. Pelin e hedh shandanin në det por ai ngec mes shkëmbinjve.

Oja vë në rrezik jetën e saj dhe arrin ta marrë shandanin. Kerim tronditet kur sheh makinën e kuqe para shtëpisë së Merves dhe i kujtohet momenti kur ajo e la për Serhanin. Në festën e ditëlindjes së Pelinit Kerimi ka shkruar ta rrahë Serhanin por Merve e ka ndaluar që kjo të ndodhë. Kerim e shkatërron makinën e kuqe duke e përplasur me makinën e tij. Të gjithë mblidhen para shtëpisë së Merves duke parë Kerimin. Pelin mëson çfarë ka ndodhur para shtëpisë së Merves dhe njofton Arzun. Arzus nuk i intereson. Nilaj shkon me Pelinin duke menduar se ka ndodhur diçka që ka lidhje me të. Pelin u tregon grave të lagjes se makina e kuqe është e Serhanit. Kerim nuk e heq dot nga mendja të shkuarën me Merven. Merve merr Milën dhe largohet nga shtëpia fshehtas. Pelin vendos të mësojë çfarë ka ndodhur mes Kerimit dhe Merves. Kerim dhe Emre bëjnë planin e rradhës./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu