Vrasja që tronditi Lezhën

0

Lezha është tronditur sot pas ekzekutimit jashtë një marketi të Nikolin (Marku) Lekstakaj.

Deri më tani policia dyshon se kemi të bëjmë me një hakmarrje. Drejtori i Policisë së Lezhës, në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, deklaroi: E morëm njoftimin rreth orës 18:30. Është ngritur grupi hetimor dhe po punohet për dokumentimin e plotë të rastit. Akoma jemi në fazat e para të hetimit të rastit. Nuk kemi akoma dyshimeve por dyshojmë për gjakmarrje. Në përfundim do të njoftojmë sërish.

Lekstakaj u vra sapo doli nga një market në Balldre të Lezhës. Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje që tronditi Lezhën më 19 prill, saktësisht tre muaj më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu