Vjosa Osmani, si alternativë uniteti e opozitës në Kosovë

0

Shkruan Zef Ndreka

Kurti ndjehet tërësisht i pa sigurtë për ta zgjedhur presidentin e Kosovës megjithë kryeneqësinë e tij. Ligji elektoral e vështirëson shumë atë proçes.
Konsensusi duket i vështirë të arrihet për ndonjë figurë jo politike.
Kështu, gjasat duken se së shpejti mund të arrijmë të shohim një përballje direkte në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, midis Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, nqs kjo e fundit do të paraqitet si përfaqësuese e opozitës.
Sigurisht, sot në arenën ndërkombëtare, dukshëm Osmani ka më shumë mbështetje, sidomos nga SHBA-të por edhe nga Europa.
Çfarë parashikohet të ndodhë?!
Për ta analizuar këtë situatë, së pari duhet të theksojmë se problemi kryesor qëndron tek mënyra si zgjidhet Presidenti në Kosovë, ku kërkohet shumicë e cilësuar në raundet e para dhe më pas shumicë e thjeshtë, por gjithsesi me kuorum të detyrueshëm. Kjo mënyrë, e bën procesin shumë të ndjeshëm ndaj bojkotit politik. Dhe në këtë kuptim, Albin Kurti duket se ndjehet i sigurtë, por realisht i kufizuar nga numrat parlamentarë dhe nga raportet me partitë e tjera.
Ndërsa nga ana tjetër Vjosa Osmani, ka një profil më konsensual në planin ndërkombëtar, sidomos në raport me SHBA dhe BE. Por kjo nuk do të mjaftonte të theksonim avantazh elektoral të brendshëm. Në Kosovë, vota udhëhiqet apo drejtohet më shumë nga dinamikat e brendshme politike sesa nga perceptimi ndërkombëtar.
Kështu, për të vazhduar më tej në këtë analizë, shtrojmë pyetjet:
A ka gjasa për zgjedhje të parakohshme në Kosovë?
Nqs po, a do të kemi një përballje Kurti–Osmani?
Sigurisht zgjedhjet e parakohëshme në Kosovë vijnë vetëm po dështoi zgjedhja e Presidentit pas disa tentativash, ose nqs qeveria bie për arsye të tjera të forta politike.
Ndërsa përballja Kurti-Osmani është një mundësi reale, megjithse Vjosa Osmani në rolin e saj ka qënë mbi-partiake dhe për këtë, do ti duhet për tu futur në garë pasi të rikthehet në politikë partiake, gjë që shoqërohet me kosto politike.
Përballja do të ishte vërtetë një garë interesante, pasi Osmani perceptohet më e pranueshme ndërkombëtarisht, ndërsa Albin Kurti jo rrallë ka pasur marrëdhënie më të tensionuara me partnerët ndërkombëtarë. Por në zgjedhje, Kurti ka një bazë elektorale të fortë dhe më të mobilizuar dhe se sjelljet sovraniste të tij i kanë funksionuar deri më tani në Kosovë.
Nisur nga këto, ka mundësi të shohim
negociata të vështira për Presidentin, ose një kompromis të vonuar me figurë politike ose “teknike”.
Gjithsesi dueli i drejtpërdrejtë Kurti–Osmani do të ishte shumë interesant politikisht dhe mbase një zgjidhje e drejtë politike për Kosovën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu