Vajzat bien pre e një kurthi mafioz, sot në “Lule të vetmuara”

0

“Nëna” e Defnes mashtron vajzat duke iu hedhur ilaç në lëng. Ato bien pa ndjenja dhe përfundojnë në një rrezik shumë të madh. Vajzat kanë rënë pre e një rrjeti mafioz transplantimi organesh.

Ata e lënë Alejnan në cep të një rruge duke qenë se familja e saj mund ta kërkojë. Nazan mëson se Defnen po e mashtrojnë. Ajo bashkë me Serkanin vihen në kërkim të Defnes. Sadri vendos që pasurinë e tij t’ja lë Meralit. Kur e mëson këtë Maxhide e lë Sadriun të vdesë. Kader mbërrin në kohë dhe i shpëton jetën Sadriut.

Vajzat zgjohen të lidhura në një klinikë ku do bëhe transplanti i organeve. Defne tmerrohet kur kupton se ajo që e quante nënë e ka mashtruar. Meral ndihet fajtore që po e mashtron Kaderin dhe nis të ndryshojë sjellje ndaj saj. Nazan dhe Serkan denoncojnë zhdukjen e vajzave./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu