“U deshën 8 muaj të dukem perfekte, nuk mund të mos shkoj”, Kim zbulon planet në rast se fëmija i saj lindte në të njëjtën ditë me ‘Met Gala’

0

Këtë vit, përkushtimi i 38-vjeçares Kim Kardashian për shfaqjen e Met Gala, ka qenë më intensiv se herët e tjera. Duke qenë se Met Gala ishte afër në kohë me lindjen e vajzës së saj Psalm West, ajo kishte marrë masat për çdo rast emergjent.

“Akovatja ime ka numrin e motrës time Khloe. Unë do jem me dy motrat e mia, mamanë dhe bashkëshortin. Thjesht uroj që bebi mos të vijë para kohe”, thotë Kim në takimin me doktorin dhe nënën surrogate. Kim shkoi më Met Gala me pjesën tjetër të familjes ndërkohë që Khloe ishte në gatishmëri nëse diçka ndodhte.

“Unë duhet të shkoj në Met dhe të kthehem para se bebi të jetë gati për të lindur. Ai pritet të vijë në jetë për 8 ditë, por unë do rri patjetër në Met. Dua të them u deshën 8 muaj që të dukem kaq perfekte për këtë event, nuk mund ta humbas”, vazhdon Kim. Fëmija i katërt i tyre, Psalm erdhi në jetë disa ditë më pas, në datën 9 Maj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu