Trump deklaron se Joe Biden është i paaftë dhe i koruptuar kurse ai është roje i popullit amerikan!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Pas pak ditësh populli amerikan vëndos për fatin e vet, kush do ta drejtoje ne kater vitet e ardhshme.

Pas debatit te dyte televiziv, mediat e majta sikur kane rene pak ne entuziazmin e tyre, të fryrë me fallcitet maksimal, pasi qasja e votuesit amerikan duket per nje mandat te dyte të presidentit Donald Trump. Ne te vertetë, ndihet rritja ekonomike, siguria, besimi në perspektivë dhe autoriteti amerikan kudo në Botë.

Pavarësisht ca sondazheve te paguara nga e majta, epoka Trump ngjan se do të marre formatin e vet dhe forcën e nevojshme për njerëzimin, ne mandatin e dyte presidencial. Historikisht, mandati i parë është një vazhdimësi e projekteve te nje presidenti qe u largua, ndersa puna e vertetë e shefit të Shtëpisël së Bardhë, vlerësohet në mandatin e dytë, gjë që duket se do të ndodhe me Donald Trupin, i cili është i motivuar të japë më të mirën e derisotme për popullin amerikan dhe njerëzimin.

Pak ditë para votimeve, një sy i kujdesshëm, i paanshëm, kupton qasjen e votuesve. Presidenti Donald Trump, duket se do të ketë një fitore jo të vështirë, madje një fitorë të thellë, historike, për të shkruar histori në mënyrën e qeverisjes.

Kundërshtari i tij, demokrati Joe Biden, nuk ka patur ndonjë sukses të dukshëm gjatë karierës së tij të gjatë politike. Eshte i akuzuar edhe per korrupsion dhe aq me teper që shumë amerikanë ende nuk kanë arritur t’i mësojnë as emrin.

Edhe sondazhet nga dita në ditë janë në rënie dhe mjaft mesazhe kompromentuese të familjes Biden, flitet se do të publikohen ditet në vazhdim, çka mund të ndikojë sërish në rënien e votave oër dewmokratët.

Presidenti aktual ngjan se ka respektin dhe përkrahjen e votuesve dhe po përdorë si media vetëm rrjetet sociale, njëlloj si katër vite më parë. Shuma të medha dollarësh, me prapavijë politikat ekonomike të Kinës, janë vënë prej kohësh në shërbimet mediatike pro Biden.

Gjithsesi, Trump ka arritur ta mbajë lart moralin e votuesve amerikane. Në një postim të fundit, ai deklaron se:

“Joe Biden është politikan i korruptuar dhe ai është i KOMPROMIZUAR. Kina është e dëshpëruar që Biden të fitojë sepse nëse Biden fiton, Kina fiton – dhe Kina do të zotërojë Amerikën. Ky korrupsion është pikërisht arsyeja pse vendosa të kandidoj për President në radhë të parë.

Për vite me radhë, pashë një tradhti njëra pas tjetrës, pasi politikanët si Joe Biden shitën punëtorët amerikanë në çdo kthesë duke shkatërruar jetën e miliona familjeve amerikane ndërsa familjet e tyre ishin miliona dollarë. Unë nuk mund të rrija ulur dhe t ‘ i shikoja ata që përfitojnë më nga ju. Ata po vijnë pas meje sepse unë jam duke qëndruar në rrugën e tyre, dhe duke qëndruar roje për këtë vend që duam”!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu