Tmerr në shkollë, Meral tenton të plagosë Xhenkun, nesër në “Lule të vetmuara”

0

Xhemre dhe Zejno futen fshehurazi në shtëpinë e vjetër. Zejno e detyron Xhemren t’i tregojë si vdiqën prindërit e saj. Feride i tregon të vërtetën Toprakut dhe pajtohen. Të nesërmen Topraku i dërgon Ferides në punë një kamion me buqeta me lule. Meralin e përqeshin në shkollë dhe e akuzojnë se është e përdalë.

Mes vajzave plas sherri ndërsa Defne i hedh më shumë benzinë zjarrit. Xhenk i kërkon falje Meralit. Kjo e fundit e inatosur merr një thikë dhe tenton të lëndojë Xhenkun. Xhenk shpëton ndërsa të gjithë mbeten të tronditur nga kjo ngjarje.

Mesude takon Kemalin në burg dhe e gjen në një gjendje të dëshpëruar. Gokhanin e vret ndërgjegja dhe mendon të tregojë të vërtetën. Ejlyl i kërkon Gokhanit të mos e ndërmarrë një veprim të tillë dhe i tregon se ajo ka kaluar shumë të këqija prej Kemalit./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu