Të mblidhën deputetët e PD-së rreth Bashës , Alibeajt dhe Tabakut?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Një takim i deputetëve të pa hutuar e të pa hipnotizuar të PD-së, mbrëmë rreth orës 18.00 në një ambient të një restoranti në Tiranë ka përbërë lajm për grupin e foltorës dhe me tej!
Sidomos, shënimi me germa të mëdha se çfarë diskutoi deputeti i dërguar i Berishës, Salijani!
Ndërkohë që takimi i tyre vijonte, në lajmet e portaleve të Berishës, verehej një çudi e madhe me komentet kundër deputetëve të PD-së. Nuk përjashtohej asnjë, veç Salijanit misionar.
Sjellja e “demokrateve” që mbështesin Foltorën dhe akoma më e çuditshme, edhe LSI-në, pra Berishën dhe Metën!
Nuk lanë fjalë pa gjetur në fjalorin e tyre të turpit, nuk fjalë pa etiketuar kundër deputetëve tanë të PD-së.
Sharjet e ofendimet nga më të ndyrat i shqiptojnë dhe i shkruajnë me kaq lehtësi!
Kjo është fryma e Sali Berishës, që i ka imponuar me djallëzitë e tij tek mbështetësit, duke i hipnotizuar ato!
Dakort deri këtu, edhe me këtë sjellje aspak të denjë për to!
Por, si do e mundin Ramën këta Don Kishotër, pa deputetët e PD-së?! Çfarë llogarishë ka bërë Sanço Panço?!
Me Metën do të fitojë?!
A ju mjaftojnë votat për të bërë ndryshimin e pritshëm?!
Po deputetët e tipit Salijani, e kanë harruar se Berisha është non grata?!
E kanë harruar se Amerika, Europa, BE nuk e presin, nuk e takojnë, nuk e honepsin fare fare, e injorojnë?!
Si mundet të mbështetët akoma një non grata, apo kanë zgjedhur të dalin nga politika?!
Është fare e qartë, tani që Shqipëria çeli hapjen e negociatave me BE-në, deputetët e PD-së duhet të jenë më të bashkuar, më solid, më të qartë, më të bindur për rolin e tyre në opozite për politikën integruese të Shqipërisë drejt europianizimit.
Kjo bëhet më angazhim serioz dhe larg politikave të vjetra që nuk të çojnë asgjëkundi .
Berisha, Noka , Paloka , Shehu e ndonjë tjetër duhen abandonuar, sot, jo nesër, për të mirën e vëndit
Muajt në vijim, do të na bindin për rolin që duhet të marrin deputetët.
Edhe pse Rama, ka vëndosur kë të njoh si opozitë dhe me kë dëshiron të bashkëpunojë e të bëjë politikë, ai do të dorëzohet.
Nuk e cakton ai opozitën!
Zullumet do e mbysin atë dhe grupin e strukturuar kriminal të tij.
Shqipëria do të ecë përpara, ndërsa kërmat e saj do të mbetën pas e do të harrohen të varrosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu