Taulant Balla lëshon zyrtarene Edi Ramës: Llum që duhet pastruar

0

Fakti që ka punuar si shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt te Ministria e Rindërtimit apo këshilltare në Kryeministri e më pas pranë si zyrtare e AMF-së, nuk e ka penguar kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla që “ta shesë” te drejtësia Alda Klosin.

Zyrtarja, së cilës iu grabitën në banesë mbi 120 mijë euro dhe disa sende me vlerë ende nuk e ka justifikuar zyrtarisht burimin e këtyre të ardhurave duke u shprehur se ishte në ruajtje të tyre për llogari të xhaxhait të sëmurë me kancer, por në PS janë treguar të shpejtë për t’a flakur në rrugë.

Sapo shpërtheu skandali se një zyrtare shteti zotëron mijëra euro të padeklaruara ishte kryeministri Rama që nxitoi të shprehej se duhet t’u shkohet deri në fund hetimeve dhe forca e ligjit duhet të mos ndalojë përpara askujt.

Nuk e di kur do ta kuptojnë disa që Reforma në Drejtësi dhe forcimi i institucioneve ligjzbatuese bëhen pikërisht për të pastruar llumin! Prandaj kur del llumi falë punës së këtyre institucioneve, s’duhet harruar se këto janë provat e vullnetit tonë kundër korrupsionit! E thënë ndryshe, në një kohë tjetër policia apo drejtësia nuk ia nxirrnin kurrë lakrat në shesh njerëzve të veshur me kostum zyrtar, ndërsa sot kohët ndryshojnë përditë për mirë edhe në këtë drejtim! Sepse sot vullneti politik është i plotë dhe mburoja e vjetër politike ka rënë! Unë uroj vetëm që t’u shkohet sa më shumë deri në fund historive të ulëta me para të pista dhe forca e ligjit të mos ndalojë përpara askujt, kur faktet provojnë se është shkelur ligji për përfitime të paligjshme, nga kushdoqoftë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Sakaq sot, Taulant Balla përdori epitetin e shefit të qeverisë për ta etiketuar sërish zyrtaren dhe e “dorëzoi” atë te organet ligjzbatuese për të larguar përgjegjësinë nga Partia Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu