Takmi i 31 janarit në Dragodan, Kurti tha s’është ftuar por e fshehu ftesën për Besnik Bislimin

0

Niveli i transparencës së kryeministrit Kurti për dialogun me Serbinë është kritikuar vazhdimisht nga opozita dhe shoqëria civile.

Ai ka fshehur detaje nga diskutimet e brendshme në takimet e Brukselit dhe ato me diplomatë të huaj së fundi në Prishtinë, duke iu shmangur mediave dhe raportimeve në Kuvend.

Takimi i 31 janarit në Ambasadën Ameriane në Prishtinë, ku pritet të diskutohet për Asociacionin, ka zgjuar debat të madh për atë çfarë pritet të ndodhë në atë takim dhe kush pritet të marrë pjesë aty.

Të premten, Kurti tha për radion Evropa e Lirë se ai nuk është ftuar në këtë takim duke fshehur të vërtetën tjetër. Lajmin se ftesa i ka shkuar zëvendësit të tij, Besnik Bislimit, që njëherësh është edhe Kryenegociator në dialog.

Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik” deklaroi Kurti për REL

Gazeta 10 ka marrë vesh nga burimet e saj se “Bislimi është ftuar për këtë takim dhe qeveria e ka mbajtur të fshehtë këtë ftesë”.

Ditë më parë, emisari amerikan për Ballkanin Përendimor, Gabriel Escobar ka thënë se edhe nëse Kurti nuk pranon ta bëj Asociacionin, atëherë SHBA-ja do ta bëj atë me partnerë alternativë, duke theksuar se do të marrin mendimet e shoqërisë civile, organizatave të ndryshme joqeveritare dhe partive opozitare.

Ftesa e Ambasadës Amerikane në Prishtinë u është dërguar edhe partive politike opozitare dhe përfaqësusve të shoqërisë civile.

Kryetarët e PDK-së dhe AAK-së nuk do të marrin pjesë në këtë takim, pasi të njëjtit ndodhen për vizitë zyrtare në SHBA ndërsa LDK besohet se do të përfaqësohet me nënkryetarin Lutfi Haziri./Gazeta10

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu