Statuti i Akademisë së Shkencave Shqipëisë udhërrëfyesi i një minidiktatori. “Neni 19 ose Covid 19”

0

Shkruan Stef Staku

Statuti i Akademisë së Shkencave Shqipëri duhej të ishte një autostradë për shkencën dhe kërkimin shkencor ! Duhej të ishte flamur i korrektësisë dhe ndërshmërisë së punës, i djersës dhe e meritokracisë !

Fatkeqësisht për turpin e atyre që e bajnë dhe të atyre që e miratojnë, asht një rrugicë pa dalje e errtë ku drita e diellit nuk hyn asnjëherë gjatë gjithë vitit.

Ky statut në fakt asht një udhërrëfyes, një manual, se si të bëhesh diktator në në një sistem shtetror të korruptum. Nuk du me e besu se ndokush nga ” allea ” All Europian Academies e ka lexu këtë soj shkarravine. Le ta lamë si mashtrim i rradhës i atij që ka ba faqen e website të Akademisë.

Sa ma shumë ta lexosh statutin e Akademisë bindesh gjithmonë e ma tepër se sa ofenduese asht me kenë antarë i këtij institucioni. Ky statut asht shprehja ma e kjartë se si njerëz të shkolluar kur janë me me një shpirt e mendje të vogël nuk munden me u distancu nga lakmija e një grushti lekësh apo e një titulli akademik të korruptum e pranojnë të drejtohen nga një diktatoruc diktature e demokracije.

Du me i ra drejtë, Neni 19 për emrimin e kryetarit të Akademisë thotë shprehimisht :

Neni 19 Emrimi i kryetarit :

  1. – Kryetari i zgjedhur i ASH i dërgohet për emrim Presidentit të Republikës. brenda 3 ditëve. Presidenti i Republikës, brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës, emron Kryetarin e zgjedhur.
  2. – Kur Presidentii Republikës vendos mosemrimin e Kryetarit të zgjedhur, dekreti e humb fuqinë nëse nuk mbështetet nga shumica e të gjithë antarve të asamblesë. Për këtë Asambleja shprehet në një mbledhje të posaçme, ku votohet pa debat, pasi njihet paraprakisht me arsyet e refuzimit si dhe me vlersimin e Kryesisë për to.
  3. – Në këtë rast, si dhe në rastin kur Presidenti nuk shprehet, Kryetari i zgjedhur shpallet i emëruar dhe fillon punën brenda 7 ditëve nga vendimi i Asamblesë ose nga mbarimi i afatitit të pikës 1 të këtij neni. Para fillimit të detyrës duhet të ndërpresë çdo funksion apo detyrë tjetër me kohë të plotë. ….”

Megjithëse statuti asht i mbushun me xhevafire ligjore diktatoriale por do mjaftonte Neni 19 për ta ba të papranueshëm gjithë statutin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në një shtet normal demokratik. Ja dhe një analizë sipërfaqsore e tijë :

  1. – Neni 19 me 3 pikat a tija në Statutin e vitit 2005 nuk ka ekzistu fare. Pra ky nen asht shpikje e diktatorucit Skender Gjinushi për të legjtimu pozicionin e sotëm korruptiv të tijë.
  2. – Detyron sekretarinë e Akademisë që brenda 3 ditëve të dërgojë vendimin tek Presidenti. Sikur të jetë ditë e Ejte e javës asht e detyruar ta dergojë për 1 ditë dhe në se asht e Premte brenda ditës !!!
  3. – Duke patur një afat kaq të shkurtër heq mundësinë e ankimimit për proçedurat e votimit të konkurrentit të dytë apo të tretë. Si mund të ketë zgjedhje të lira kur me ligj nuk pranohet kontestimi ?
  4. – Brenda 10 ditëve presidenca duhet të kthejë përgjigje. 4 ditë janë pushim shto dhe 2 ditë sherbim postar presidencës i mbetën vetëm 4 ditë për të ba verifikimet e veta nëse gjërat janë në përputhje me ligjin. Praktikisht asht e pamujtun !!! Vetëm verifikimi i dokumentit të dekriminalizimit kërkon së paku 7 ditë pasi do merret vertetimi nga Sistemi i Drejtësisë !
  5. – Pika 2. i heq të drejtën e diskutimit antarve të Asamblesë ” .. ku votohet pa debat … ” duke e dërgu direkt e në votim refuzimin e Presidentit. Po kur hiqet e drejta e fjalës antarve në Asamble a nuk kemi diktaturë ???
  6. – Pika 3. I njajti abuzim vazhdon edhe kur Presidenti nuk përgjigjet fare.
  7. – Po a asht në përputhje me Kushtetuten e Shqiprisë që një statut i një institucioni shkencor buxhetor shtetror të urdhërojë e të detyrojë Presidencën e aq më tepër të shpërfillë vendimet e Presidentit të Republikës ???
  8. – Me sa di unë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese një gjë e tillë nuk mund të ndodhë. Pasi konfliktet ndërmjet institucioneve zgjidhen vetëm me gjykatë.

Natyrisht që kur në mbyllje të reformës në Akademi kemi një rezultat të tillë me një Statut e Kryetar të llojit diktatorial ky asht një rast i korrupsionit të madh. Shifrat monetare që gjirojnë në këtë institucion nga buxheti i shteti janë të konsiderueshme. Menjëherë lindin pyetjet :

  1. – Si asht e mujtun që Ministria e Arsimit hesht ?
  2. – Si asht e mujtun që Kryeministri z. Edi Rama hesht ?

3; – Si asht e mujtun që asnjë komisjon i Parlamentit të Shqipërisë nuk kërkon llogari ?

  1. – Në faqen e internetit Akademia krenohet për bashkëpunim me disa institucione Europiane. Por si asht e mujtun që asnjëra nuk e ka lexu Statutin e Akademisë aq më shumë Ambasada e BE në Tiranë e cila e ka dhe për detyrë ndërtimin e institucioneve në Shqipëri në përputhje me parimet e demokracisë Europiane ???

Në mbyllje të artikullit desha me kujtu se ka një gja vertetë të çuditshme pasi edhe në mikrobiologji puna e një virusi p.sh. Covid – 19 asht shumë e ngjashme me punën që ban Neni – 19 i Statutit të Akademisë. Virusi futet në qelizat e organizmit të gjallë dhe ban shumëfishimin e tyre jo sipas kodit të qelizës së organizmit po sipas kodit të virusit. Po kështu ka ba dhe Skender Gjinushi në emër të reformimit të Akademisë ka ba ligje që nuk i shkojnë për interesin e shkencës dhe kërkimit shkencor por ka ba ligje sipas kodit të Gjinushi që i shkojnë për shtat një diktatori të errësirës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu