“Songyl” lë pas dore aktrimin dhe bëhet biznesmene, ja çfarë biznesi ka aktorja

0

Aktorja Gokçe Akyildiz është shumë e njohur në Shqipëri me rolin e Songylit në serialin “Lule të vetmuara”, që po transmetohet aktualisht në TV Klan. Ky serial përfundoi në Turqi dy vite më parë dhe fansat që prej asaj kohe kanë pritur një rikthim të aktores në ekran.

Mirëpo 27-vjeçarja ka patur plane të tjera në mendje dhe së fundmi është ka hapur biznesin e saj. Songyl ka hapur një lokal në Stamboll, ku specialitet është çokollata e bërë vetë.

Aktorja ka treguar se e pëlqen shumë çokollatën dhe kjo ishte arsyeja pse vendosi të hapte lokalin e saj. Lokali i Songylit ndodhet në një nga zonat më të populluara të Stambollit dhe në të kanë shkuar edhe aktore të tjera shumë të njohura. Njëra prej tyre është Neslihan Atagul e cila ka pozuar me Songylin./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu