18.5 C
Tirana
E dielë, 19 Maj 2024
BallinaHapësirëShkodra 2023 qyteti pa Terminal dhe Stacion funksional Treni

Shkodra 2023 qyteti pa Terminal dhe Stacion funksional Treni

Date:

Related stories

spot_img
Shkruan Qamil Gjyrezi
Ne vitin 2005 Shkodra 2005 2015 Plani Strategjik për zhvillimin ekonomik me mbështetjen e Peace Corps të SHBA. Projekti është keqpërdorur dhe ndryshuar disa herë për qëllime klienteliste dhe grupe interesi. Paratë janë financuar nga Fondi shqiptarë i zhvillimit pak a shumë 660 Milion Dollarë. Projekti është realizuar nga ana cilësore me shumë probleme firmat e ndërtimit i kanë marrë paratë. Në vitin 2015 Rilindja ish-ministria e Zhvillimit urban prezantoi Projektin 2015 2025 rural dhe ne Bashkinë e Shkodrës.
Perfaqësuesit lokalë nuk morën pjese as deputetët. Sot Shkodra nuk ka nje politikë të qartë të projektuar dhe menduar zhvillimi. Bëhet fjalë dhe premtohet terminali i autobuzëve, hyrja e Shkodrës dhe rruga Shirokë- Zogaj. Rilindja mbas vitit 2013 është tallur me Shkodrën, falë edhe pa aftësisë, neglizhencës së drejtuesve lokalë dhe interesave e klienteliste të individëve të caktuar. Rilindja do të financojë vetëm hekurudhën TIRANE-Durrës- Rinas.
Shkodra ngelet përsëri e izoluar me rrugë automobilistike dhe hekurudhore. Shkodranët pa dallime politike nuk duhet të ofendojnë ne FB me komente bajate, por të jenë të interrresuar për të ardhmen e qytetit. Shkodranet duhet te zgjedhin përfaqesues lokalë të ndershëm profesionistë dhe te ditur qe mbrojnë interesat e të gjithë shkodranëve pa asnjë dallim. Krahas terminalit a ka ndonjë Projekt kulturorë dhe urban në këta hapsira publike të Shkodrës?! Kam shkruar një opinion Shkodra nuk është e varfër por është e vjedhur ne 32 vite Te punojmë të gjithë për Ndryshimin, që vjen me votën e shkodranëve.
Shkodranët pa asnjë dallim nuk janë shitur as blerë dhe nuk e shesin votën mbasi shesin Shkodrën të cilën e kanë mbrojtur me pushkë në 1920 në Luftën e Koplikut! Shkodranët pa asnjë dallim, nuk duhet të ndikohen nga ata që punojnë në administratën lokale dhe atë shtetëore, as nga patronazhistët as nga pseudo-demokratët në pushtetin lokal. Votuesit shkodranë duhet të kuptojnë që Rilindja i mban në administratën e qarkut shumë pseudodemokratë, që i kanë shitur interesat e Shkodrës në 32 vite vetëm për një rrogë dhe anatemojnë ata politikanë që kërkojnë dhënien fund të tranzicionit 32 vjecarë! Zgjedhjet politike lokale nuk bëjnë gjygje, por duhet të largojnë me votë KORRUPSIONIN 32 vjecarë. Pjesa tjetër eshte drejtësia e pavarur. Politikanët shkodranë të korruptuar duhet të paditen në SPAK. Në këto zhvillime media e pavarur ka një rol të rëndësishëm në betejën me korrupsionin 32 vjeçar.
Balkans News
Balkans Newshttp://balkansnews.net
Editor - Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu