Sezoni i dasmave/ “Kuzgun” martohet me partneren e tij pas 6 vitesh lidhje

0

Pas dasmës së “Gymyshit” e cila u martua dje me partnerin e saj biznesmen, rradhën e ka aktori Baris Arduç. Aktori shumë i njohur nga rolet e tij në serialet “Dashuri me qira” apo “Kuzgun” ka vendosur të martohet këtë javë me partneren e tij, Gupse Ozay.

Dy aktorët janë bashkë prej 6 vitesh dhe kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë tani. Mediat turke bëjnë të ditur se Gupse dhe Baris do të martohen në Çeshme, aty ku po kalojnë pushimet.

Çifti ka vendosur të ftojë vetëm 5 persona në martesën e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit që nuk lejon grumbullimet. Ata planifikojnë që vitin tjetër të bëjnë një dasmë me shumë të ftuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu