“Seksualiteti i heshtur” tek të rinjtë

0

Shkruan Leke Imeraj

Të rinjtë e sotshëm (në moshën e adoleshencës) po priren gjithnjë e më shumë nga tendenca e lidhjeve ndërgjinore, gjë kjo që sjell kontaktet seksuale, të dëshiruara ose jo. Skenarët e seksit, fëmijët, gjithënjë e më fëmi, i kanë në kokë. Rrjetet sociale, sot, janë në çdo shtëpi dhe familje. Ato janë burimi kryesor dhe, më i rrezikshëm për degjenerimin moral dhe shpirtëror të fëmijëve. Fëmijët janë në kontakte të vazhdueshme me ato. Shumë prej tyre, janë shndërruar në të „burgosur“ të kompjutrit. Një gjë e tillë, është shumë e vështirë të ndalohet.

Askush nuk mund të futet në kokën e tyre. Veç rrjeteve sociale, është dhe një problem tjetër madhor që i nxitë fëmijët drejt seksit të parakohshëm dhe të pakontrolluar. Eshtë seksi si mall, si kompensues i dashurisë së munguar, si qetësues dhe vlerë njerëzore, si ngushëllim për shpirtërat e tyre të trazuar. Ndarja e prindërve, kur fëmijët janë në moshën e adoleshencës, krijon traume dhe tronditje të madhe shpirtërore tek fëmijët.

Shumë prej tyre, për t’a përballuar këtë traum të madhe, i turren drogës dhe alkoolit. Pjekuria fizike është aty por, jo vetëdija, jo llogjika. Pastaj shpirti plagoset dhe, kjo plagë mund ta ndjekë fëminë për një periudhë të gjatë të jetës së vet. Ndoshta për gjithë jetën. Mjeti më i efektshëm, për t’i shpëtuar fëmijët nga ky rrezik, është të folurit hapur me fëmijët për seksin dhe problemet seksuale. Kjo duhet bërë në familje dhe shkollë. Një fëmi, seksualisht i ditur, është në masën më të madhe të mundshme, i garantuar nga rreziku seksual. Ai nuk vrapon pas pornove dhe joshjeve të gabuara seksuale. Kurrësesi nuk duhet të mendojmë të thajmë detin por, t’u mësojmë fëmijëve notin. Deti nuk thahet, noti mësohet, gjithkush e mëson. Askush nga ne, nuk duhet të mendojë se, përfundimisht, e ka izoluar dhe, siguruar fëminë e vet, nga rreziku i internetit. Duhet thyer me çdo kusht dhe, menjiherë tabuja seksuale. Ndryshe nuk behet. Lekë Imeraj-shkrimtar, përkthyes, publicist

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu