Salihit i ulet dënimi në 22 vjet

0

Ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafës, i është ulur dënimi me burgim nga Gjykata e Apelit  në Hagë në 22 vjet nga 26.

“Paneli i Apelit gjykon se një dënim i njësuar me 22 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim, pasqyron tërësinë e veprimtarisë kriminale të z. Mustafa në këtë çështje”, tha kryetarja e trupit gjykues.

Apeli i ka rrëzuar pothuajse të gjitha kundërshtimet e Mustafës ndaj vendimit të shkallës së parë.

Kryetarja e trupit gjykues tha se Mustafa në disa prej pikave të apelit të tij “nuk arriti t’i mbështeste argumentet e tij me jurisprudencën përkatëse”.

Duke folur fillimisht për “mangësi” në apelimin e aktgjykimit të shkallës së parë nga Mustafa, kryegjykatësja tha se “në raste të tjera paneli i Apelit disa argumente i ka rrëzuar pa e shqyrtuar thelbin e tyre”.

Mustafa më 16 dhjetor 2022 ishte dënuar në shkallë të parë me 26 vjet burgim për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu