Policia e nipit të Enver Hoxhës procedon gjithë grupin parlamentar të opozitës

0
Policia e Shtetit ka kallëzuar në SPAK 16 deputetë të opozitës, të cilët të martën në kuadrin e reagimit opozitar të mosbindjes civile bllokuan gjashtë kryqëzime rrugësh në të gjithë vendin
‘Janë referuar materialet në SPAK, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 16 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë (4 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Fier, 3 në Elbasan dhe 2 në Lezhë) dhe për kryetarin e bashkisë Kavajë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, ‘Prishja e qetësisë publike’ dhe ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’, thekson policia.
Për këtë, janë arrestuar 4 persona të tjerë, 3 në Elbasan dhe 1 në Tiranë. Ata akuzohen për veprën ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme’, ‘Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe/ose ‘Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu